BOSTON, SHBA - Ndodh surpriza e parë e madhe në Kupën e Botës 2026. Gjermania, katër herë kampione e botës është jashtë turneut pasi e pa veten të eliminohej nga Paraguai. Në Boston ndeshja ishte dramatike pasi për 120 minuta skuadrat barazuan 1-1, duke ia lënë vendin 'ruletës së penalltive'. Nga pika e bardhë skuadra amerikano-latine ishte më e saktë duke fituar 4-3. Në raundin e 1/8-ave Paraguai do të ndeshet me fituesin e çiftit Francë - Suedi.
Vijon...
90 minutat - Koha e rregullt e ndeshjes Gjermani - Paraguai, e vlefshme për fazën e 1/16-ave në Kupën e Botës 2026 u mbyll në barazimin 1-1 dhe tanimë skuadrat po luajnë 30 minutat shtesë. Nëse edhe këtu nuk gjendet fituesi, dueli do të shkojë me 11 metërsha.
Pasi mbylli pjesën e parë në disavantazh, Gjermania e drejtuar nga Julian Nagelsmann reagoi menjëherë pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes. Në minutën e 54-t, Kai Havertz realizoi golin e barazimit, duke rihapur plotësisht sfidën dhe shpresat e “Panzerave” për kualifikim.
Më herët, në minutën e 42-të, Julio Enciso kishte kaluar në avantazh Paraguain, duke shënuar një gol historik. Ishte hera e parë që përfaqësuesja amerikano-jugore realizonte një gol në një ndeshje me eliminim direkt në historinë e Kupës së Botës.
Në minutat e fundit, “Panzerat” shtuan presionin në kërkim të golit të përmbysjes. Në minutën e 90+2, Jonathan Tah provoi me kokë, por portieri i Paraguait reagoi saktë dhe mbajti në lojë ekipin e tij.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente






