Gjermania, e cila ka mbajtur një qëndrim të ashpër përballë Athinës ka përfituar mjaftueshëm nga kriza ekonomike dhe financiare në Greqi, bëhet sot e ditur nga një Institut i studimeve ekonomike gjermane.
Sipas përllogaritjeve nga Instituti "Leibnitz" i Studimeve ekonomike (IWH), Gjermania ka përfituar rreth 100 milirdë euro në buxhetin e saj që prej fillimit të krizës greke në 2010, ose më shumë se 3 për qind të Produktit të brendshëm bruto (PBB).
"Këto kursime janë shumë më të mëdha se kostoja e shkaktuar nga kriza edhe nëse Greqia nuk do të rimbursonte plotësisht shumën e borxhit, shkruajnë ekonomistët. Gjermania në të gjitha rastet ka përfituar nga kriza në Greqi", vijojnë ata.
Ekspertët kanë kryer simulime bazuar në vëzhgimin që investitorët do të përballeshin me një krizë ekonomike do të ndikonin në mënyrë të mundshme në investime të sigurta. Gjatë krizës së borxhit europian, Gjermania ka përfituar nga ky efekt në mënyrë disproporcionale, sipas tyre.Ata gjithashtu kërkuan për të vlerësuar se çfarë do të kishte qenë një politikë monetare e Bankës Qendrore Europiane (BQE) neutrale për Gjermaninë gjatë kësaj periudhe. Kjo politikë vjen me normat e simuluara nga obligacionet e qeverisë gjermane, të cilat mesatarisht nga viti 2010 dhe deri më sot janë 3 për qind më të larta seç ishin në realitet, sipas tyre.
Këto norma interpretohen në kursime të përgjithshme buxhetore rreth 100 miliardë euro së paku gjatë katër viteve të fundit.
Gjermania gjithashtu ka fituar kontrata të rëndësishme gjatë privatizimeve nga Athina që nga viti 2011 në këmbim të ndihmës financiare europiane. Kompania Fraport, e lidhur me një sipërmarrës grek mori si shpërblim kontratën për blerjen e 14 aeroporteve rajonale greke duke përfshirë disa pika turistike si Korfuzi, rreth një miliardë euro.
/Shqiptarja.com