Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius gjatë një konference për shtyp në Bruksel ka njoftuar se Gjermania do të financojë 10 miliardë euro për të mbështetur prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë veprimi.

"Gjermania po ofron 400 milionë euro për blerjen e dronëve me rreze të gjatë veprimi. Kjo e ndihmon Ukrainën të synojë infrastrukturën logjistike ruse pas vijës së frontit. Po shohim disa rezultate pozitive", tha Pistorius, duke theksuar se për Vladimir Putinin "po bëhet gjithnjë e më e vështirë në vend ta paraqesë këtë luftë si një sukses".

Ministri vuri në dukje se Berlini do ta mbështesë Kievin në vitin 2025 me afërsisht 9 miliardë euro në total, 2 miliardë euro nga të cilat do të ndahen për një paketë të re ndihme ushtarake, duke përfshirë sisteme mbrojtjeje nga raketat, radarë të gjeneratës së ardhshme dhe municione.

"Ne gjithashtu, sigurisht, po marrim pjesë në iniciativën PURL me një investim prej 500 milionë dollarësh", shtoi Pistorius, duke përsëritur se forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës do të mbetet "një përparësi absolute", së bashku me investimet e reja në masat kundër dronëve.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Gjermania: Do të investojmë 10 miliardë euro për dronë! Trump: Zelensky dëshiron raketa Tomahawk? Ne kemi me bollëk