Gjermania pritet të ashpërsojë masat anti-COVID, klubet e natës do mbyllen para festave të fundvitit

Gjermania pritet të ashpërsojë masat anti-COVID, klubet e natës do mbyllen para festave të fundvitit

Foto ilustruese

Gjermania do të vendosë masa të reja para Vitit të Ri, me qëllim që të frenojë përhapjen e koronavirusit, tha të martën kancelari gjerman, Olaf Shcolz.

Në mesin e masave do të jetë edhe kufizimi i tubimeve private i personave të vaksinuar, që nuk duhet të kalojë shifrën prej dhjetë personash.

Edhe pse nuk do të ketë izolim mbarëkombëtar, Scholz është pajtuar me kryeministrat e 16 shteteve gjermane që të mbyllen klubet e natës dhe diskotekat, ndërkaq ngjarjet e mëdha, përfshirë ndeshjet e futbollit, do të mbahen pa shikues.

“Ne nuk mund dhe nuk duhet të mbyllim sytë para valës së radhës”, tha Scholz për gazetarët, pas takimit me kryeministrat gjermanë.

“Koronavirusi nuk ka pushim gjatë Krishtlindjeve”, tha ai duke shtuar se është çështje javësh përpara se varianti Omicron i koronavirusit, të bëhet variant dominues në Gjermani.

Scholz do të takohet sërish me krerët e shteteve gjermane më 7 janar për të diskutuar për situatën me pandeminë COVID-19.

Gjermania po ashtu do të përshpejtojë fushatën e imunizimit kundër koronavirusit. Rreth 70.4 për qind e popullsisë gjermane janë të vaksinuar me dy dozat dhe 32.4 për qind kanë marrë edhe dozë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Instituti për sëmundje ngjitëse, Robert Koch ka rekomanduar masa më të ashpra, përshirë edhe kufizimin e kontakteve që mund të kenë qytetarët dhe kufizime mbi udhëtimet, duke rekomanduar që të lejohen vetëm udhëtimet e nevojshme.

Në qytetin e Hamburgut janë marrë masa të reja dhe duke filluar nga 24 dhjetori, restorantet dhe baret do të mbyllen në ora 23:00. Ndërkaq, në natën e Vitit të Ri, në këtë qytet kufizimi i lëvizjes do të aplikohet nga ora 01:00.

Më 21 dhjetor, Gjermani raportoi për 23,428 raste të reja me koronavirus dhe 462 viktima./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën