/ATSH-AFP/ - Berlini pritet të marrë një vendim deri në fund të javës në lidhje me marrëveshjen e shpallur nga Athina me kreditorët për këstin e tretë të planit të ndihmës ndërkombëtare, bëri sot të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane.
"Besojmë se do të marrim një vendim për këtë çështje deri në fund të javës duke përgëzuar qëndrimin konstruktiv të qeverisë greke", u shpreh gjatë një konference të zakonshme për shtyp, Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares Angela Merkel.