Rritja e vazhdueshme e rasteve të reja të infektimeve me COVID-19 dhe numri i viktimave Gjermania pritet të zgjasë masat e izolimit të pjesshëm.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe liderët e 16 landeve gjermane do të takohen ditën e sotme ku edhe do të diskutohet për t’u pajtuar për shtyrje të masave kufizuese përtej janarit, me qëllim të të uljes së numrit të të infektuarve.
Të dhënat tregojnë për “ulje të lakores së infektimit”, ka thënë Steffen Seibert, zëdhënës i Merkelit, duke shtuar se edhe numri i personave në kujdes intesiv ka shënuar rënie.
Seibert, tha se ky trend është rezultat i mbylljes së restoranteve dhe qendrave të sportit, të cilat janë mbyllur që nga nëntori, duke shtuar në mes të dhjetorit edhe mbylljen e shkollave dhe shumicën e dyqaneve.
Gjermania ka probleme tjera! Eshte shteti permes te cilit u korruptua bota!!! Jo vetem transferimi (vjedhja) e votave: Frankfurt, Rome (leonardi satelite), Pescara, ... Njerzimi thjesht e ka harruar te kaluaren e gjermanise!!!??? "Ujku qimen e ndrron, por zanatin nuk e harron" Poshte fashistat!!!
Përgjigju