Gjermania fillon të lëshoj pe për përdorimin e mundshëm të obligacioneve të BE. Sipas mediave, qeveria Merkel, duke parë izolimin e Gjermanisë në BE mbi temën dhe sfondin e takimit me dy liderët e tjerë, Mario Monti dhe Sarkozy, në Strasburg, ka filluar të studioi planin B, domethënë skenarët alternative në të cilat ekzaminohen lëshimet që mund tu kërkohen partnerëve europian në këmbim të po-së mbi eurobondet. Pra, me një fjalë, bashkimi i borxheve sovranë të shteteve të eurozonës.
“I themi jo eurobondeve, kundërshtojmë këtë gabim, që do minonte besimin në stabilitetin e të gjithë bashkimit europian”, tha Philipp Roesler, ministër i ekonomisë gjermane. “Nuk duam që Gjermania të paguaj më tepër taksa”.
Siaps Bild, e përditshmja më e lexuar në Europë, burime të brendshme bëjnë të ditur se pas kuintave janë duke u diskutuar skenarë alternative. Në rast se kriza e euros përkeqësohet ende më tepër, qeveria federale mund të pranoi përdorimin e eurobondeve. Kjo do bëhet për ti dhënë mundësin Gjermanisë të kërkoj futjen në paktin e stabilitetit norma akoma më të ashpra ndaj vendeve që nuk shlyejnë borxhet.
/Shqiptarja.com