Gjermania regjistroi rreth 1 mijë incidente antisemitike që nga 7 tetori
Ylli i Davidit në majë të Sinagogës së Re në Berlin. Gjermani, 27 qershor 2023.
Plot 994 incidente antisemitike u raportuan në Gjermani në muajin e parë të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ky numër shënon 29 raste në ditë, 320% më shumë incidente krahasuar me mesataren ditore në vitin 2022, raportoi Shoqata Federale e Departamenteve për Kërkime dhe Informacion mbi Antisemitizmin (Rias), në Berlin, të martën.
Vlerësimi mbulon periudhën nga 7 tetori deri më 9 nëntor 2023. Shumë hebrenj përjetuan incidente antisemitike në përditshmërinë e tyre dhe ndjenë pasiguri, tha Rias.
Në 59 raste, incidentet kanë ndodhur në zonat e banimit. Në Giessen dy burra u futën me forcë në banesën e një izraeliti për të hequr një flamur izraelit të varur në dritare.
Antisemitizmi dhe propaganda anti-izraelite janë gjithashtu në rritje në universitete ku u raportuan 37 incidente. Sipas studentëve hebrenj, ata u fajësuan nga studentët e tjerë për veprimet e Izraelit. Madje, disa kanë ndaluar së shkuari në universitet.
Shifrat janë alarmante, por jo befasuese, tha Hanna Veiler, presidente e Unionit Studentor Hebre në Gjermani.
"Hebrenjtë e rinj kanë raportuar në vazhdimësi që nga 7 tetori se sa është rritur antisemitizmi që ata perceptojnë në jetën e tyre të përditshme, veçanërisht në kontekstin universitar”, tha ajo.
Qendrat e raportimit Rias regjistruan 177 tubime antisemitike në mbarë vendin.
"Sukseset propagandistike të Hamasit kanë një ndikim më të madh në numrin dhe rrjedhën e demonstratave në Gjermani sesa veprimet të vetë ushtrisë izraelite”, tha drejtori menaxhues i Rias, Benjamin Steinitz./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7943
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DW: Arrestimi i Netanjahut në Gjermani vështirë të përfytyrohet
23 Nëntor, 12:43
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Serra': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Dokumenti sekret/ Gjermania përgatitet për luftë botërore, gazeta gjermane zbulon planet e Berlinit
21 Nëntor, 17:47
-
Ekstradohet një 62-vjeçar nga Gjermania, akuzohet se kanosi një shtetase për t'i marrë 5000 euro, i ngacmoi seksualisht mbesën
21 Nëntor, 15:29
-
Finlanda i bashkohet Suedisë, çel hetimet për kabllot prera të transmetimit të të dhënave në Detin Baltik
21 Nëntor, 08:41
-
'The New York Post': Evropa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore, dokumentet sekrete gjermane zbulojnë planet
21 Nëntor, 08:26
-
Gjermania furnizon për herë të parë Ukrainën, i jep 4000 dronë me inteligjencë artificiale
20 Nëntor, 11:45
-
Presion ndaj Scholzit që të mos garojë për një tjetër mandat si kancelar i Gjermanisë
19 Nëntor, 20:09
-
Dëmtohet kablloja nënujore mbi 1 mijë kilometra e gjatë që lidh Gjermaninë me Finlandën, Berlini: Sabotim
19 Nëntor, 16:05
-
Gjermani/ Të Gjelbrit zgjedhin Robert Habeck si kandidat për kancelar në zgjedhjet e parakohshme
17 Nëntor, 18:07
-
Pas kritikave të shumta, Scholz mbron vendimin për telefonatën e tij me Putinin
17 Nëntor, 16:39