Gjermania regjistron numrin më të lartë të kartëmonedhave false nga 2017

Gjermania regjistron numrin më të lartë të kartëmonedhave false nga 2017

Foto ilustruese

Banka qendrore e Gjermanisë raportoi sot se në gjysmën e parë të vitit tërhoqi nga qarkullimi më së shumti kartëmonedha të falsifikuara në shtatë vjet.

Në gjashtëmujorin e parë 2024 janë zbuluar 38 578 kartëmonedha të falsifikuara me vlerë nominale 2.4 milionë euro, 29 për qind më shumë se në gjysmën e dytë 2023, njoftoi Bundesbank.

Kartëmonedhat e falsifikuara “bien në sy”, veçanërisht ato 10 dhe 20 euro, shpjegon anëtari i bordit të Bundesbank, Burkhard Balz.

Humbja e lidhur me kartëmonedhat e falsifikuara u rrit vetëm pak, me pesë për qind, zbuloi Bundesbank.

Në mesin e falsifikimit, më të përfaqësuara janë kartëmonedhat 50 euro, me një peshë prej 37 për qind. Pasojnë ato prej 20 eurosh me pjesëmarrje 30 për qind. Në gjysmën e parë të vitit, kartëmonedhat e falsifikuara 10 euro ishin shumë më të zakonshme se në gjashtë muajt e mëparshëm, por ato përbënin vetëm shtatë për qind të falsifikimit.

Kartëmonedhat e falsifikuara 200 dhe 500 euro janë rralluar dukshëm në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe përbëjnë vetëm dhjetë për qind të falsifikimit.

“Në përgjithësi, numri i kartëmonedhave të falsifikuara ka mbetur në nivel të ulët”, tha zyrtari i Bundesbank, me nëntë kartëmonedha të falsifikuara për 10 mijë banorë. KosovaPress

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?