Gjermania 'rrëzohet' si pasaporta më e fuqishme në botë, ja kush e zë vendin

Gjermania 'rrëzohet' si pasaporta më e fuqishme në botë, ja kush e zë vendin

Foto ilustruese

Të dhënat më të reja të indeksit të “Henley Passport”, tregojnë se Japonia është vendi më pasaportën më të fuqishme në botë.

Indeksi i pasaportës më të fuqishme, bazohet në atë se në sa vende nëpër botë mund të udhëtojnë pa viza qytetarët e atij vendi që posedojnë këtë pasaportë.

Në vitin 2018, sipas Henley Passport, titullin e shtetit me pasaportën më të fuqishme e ka rrëmbyer Japonia, qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë në mbi 189 vende pa viza.

Gjermania që pesë vitet e fundit radhazi ka ruajtur epitetin e vendit më pasaportën më të fuqishme në botë, është pozicionuar në vendin e dytë që e ndan me Singaporin. Banorët e këtyre dy vendeve mund të udhëtojnë në 188 vende të ndryshme të botës pa viza.

Në vendin e tretë janë renditur Koreja e Jugut, Finlanda, Franca, Italia, Spanja dhe Suedia.


(Renditja e pasaportave më të rëndësishme në botë)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki