Ikën ‘Aleat’, prodhohet pasaporta e parë nga ‘IdentiTek’! Nis shpërndarja e kuponëve, çmimi nuk ndryshon! Mbetet partnere me ‘Idemia’

Nga kjo e martë, pasaportat biometrike dhe kartat e identitet (ID) të shqiptarëve po prodhohen nga kompania e re shtetërore “IdentiTek”, e cila merr këtë detyrë pas përfundimit të hënën e 31 korrikut të kontratës 15-vjeçare të koncesionit me kompaninë franceze “Idemia”, e njohur në Shqipëri si “Aleat”. Burime pranë Ministrisë së Brendshme i thanë Report Tv se në mesnatë është kryer dhe ka dalë me sukses prodhimi i pasaportës së parë të prodhuar nga “IdentiTek”. Prodhimi bëhet me dije se në ditën e parë po vijon pa asnjë problematikë.

Megjithatë, edhe pse “Aleat” nuk është më prodhuese e dokumenteve të shqiptarëve, sipas kontratës, do të qëndroj në vendin tonë deri në fund të muajit gusht për të monitoruar të gjithë procesin dhe për të dhënë asistencën e saj për çdo parregullsi të mundshme që mund të përballet kompania e re shtetërore “IdentiTek”.

 “Idemia”, bëjnë me dije burime pranë Ministrisë së Brendshme, do të vijojë të mbetet një partner i rëndësishëm për “IdentiTek”, pasi në vijimësi tek kjo e fundit do të blihen të gjitha materialet e nevojshme, letwr, kartonë, bojë, chip elektronik, e më gjerë, për të prodhuar dokumentet e reja, falë një kontrate që është firmosur midis autoriteteve shqiptare dhe francezëve.

Nuk dihen detaje se për sa kohë do të jetë ky bashkëpunim, por të paktën për momentin që puna të mos ngec është parë e udhës të bëhet. Ndërkohë, në të gjitha pikat e Postës Shqiptare, të gjithë të interesuarit për dokumente të rinj mund të blejnë kuponët me logon e re “IdentiTek”.

Aktualisht janë në shitje kuponët standard për pasaportë biometrike dhe ID, por nga e mërkura nis shitja edhe e kuponëve për prodhim të përshpejtuar. Çmimet do të vijojnë të jenë të njëjta, ID me vlerë 1.500 lekë, pasaporta me afat prodhimi 15 ditor, 7.500 lekë dhe ajo me prodhimi të përshpejtuar brenda 3 ditësh do të ketë vlerë 18 mijë lekë. Logoja e re e kompanisë “IdentiTek” ka në imazhin e saj një shqiponjë të integruar në formën e një chip-i elektronik, duke personifikuar më së miri identitetin kombëtar. “IdentiTek” do të ketë të njëjtat zyra që ka përdorur për 15 vite “Aleat”, teksa në ditët në vijim do të pajisen me ribrandimin e logos së re. Drejtuese e saj është emëruar Loina Prifti, e cila prej vitesh ka jetuar dhe punuar në Gjermani.

35-vjeçarja deri më tani ka punuar në Katedrën e Informacioneve në Universitetin Teknik të Mynihut dhe është marrë me inteligjencën artificiale, teksa kthehet në vendlindje me eksperiencë të gjatë mbi supe.

Lista e çmimeve

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 01/08/2023 17:25

    Mire i njejti cmim per te rriturit. Por te pakten uleni cmimin per pasaportat per femije qe e kane kohezgjatjen sa gjysma e nje pasaporte per te rritur. Nje i rritur paguan 7500 leke per pasaporte 10 vjecare, te njejten shume 7500 leke paguan femija per pasaporten 5 vjecare. Sikur nuk shkon apo jo..?!

    Përgjigju
  • Leku: 01/08/2023 14:26

    Ku shkojnë lekët që kompania i kishte fitim?

    Përgjigju
  • Qytetari: 01/08/2023 13:59

    Mire kompania private qe investoi, po ju qe i keni te tera gati prape i njejti cmim?

    Përgjigju
  • Iliri: 01/08/2023 12:58

    Shtet hajdut,sikur thatë që do kushtojnë më lirë, apo....?Maskarenj shtetarë,në BE kushton një ditë pune pasaporta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja