Çmimet e gazit janë rritur për tetë përqind më 17 nëntor, pasi Gjermania ka shtyrë miratimin e gazsjellësit kontrovers të Rusisë, 'Nord Stream 2'.
Më 16 nëntor, Gjermania ka bërë të ditur se ka pezulluar procesin e miratimit, sepse konsorciumi me bazë në Zvicër, i cili qëndron mbrapa projektit të gazsjellësit, duhet të krijojë një degë në Gjermani, në mënyrë që të fitojë licencën.
Ky vendim ka shuar shpresat se gazsjellësi do të mund të jetë funksional në muajt në vijim dhe që do të mund të lehtësojë krizën me energji në Evropë, të shkaktuar nga disa faktorë, përfshirë prodhimin më të vogël sesa është pritur.
Rritja e kërkesës, pas rihapjes së ekonomive, është po ashtu shkak për këtë rritje çmimesh.
Rusia është akuzuar për bllokim të furnizimeve shtesë të gazit natyror në Evropë, përmes gazjellësit ekzistues që kalon Ukrainën, në mënyrë që t’i bëjë presion Bashkimit Evropian për të miratuar më shpejt projektin, 'Nord Stream 2'.
Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe disa vende anëtare të Bashkimit Evropian kundërshtojnë projektin 'Nord Stream 2' , duke thënë se rrezikon sigurinë energjetike në Evropë.
Ky gazsjellës do ta privojë edhe Ukrainën nga tarifat e transitit.
Një burim i paidentifikuar gjerman, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se projekti i gazsjellësit nuk do të miratohet deri në muajin mars, kur kërkesa për gaz natyror të nisë të ulet me ardhjen e pranverës.
Rritja e çmimeve të gazit është duke shkaktuar inflacion në Evropë ashtu sikurse panik për ndërprerje të energjisë elektrike./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë
22 Janar, 08:44
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
21 Janar, 10:13
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vendit tonë i duhen 30 miliardë euro më shumë për mbrojtjen nga viti 2028
18 Janar, 15:13
-
Në rrugët e Moskës, kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk do të sjellë një fund të shpejtë të konfliktit në Ukrainë
18 Janar, 10:43
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58