
‘Izraeli duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar. Dhe uria, vuajtjet e popullatës palestineze, sulmet në Rripin e gazës janë – siç e shohim tani në gjykatë – të papajtueshme me ligjin ndërkombëtar.’
Kështu ka thënë zëvëndëskancelari dhe ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, duke iu referuar urdhrit me të cilin Gjykata Penale Ndërkombëtare urdhëroi Izraelin të ndërpresë ofensivën në Rafah. Këtë e raporton Tagesschau.
‘Kjo do të thotë – shtoi ai – se është e vërtetë që Izraeli po kalon vijnë atje dhe këtë nuk duhet ta bëjë.’
Në të njëjtën kohë, Habeck theksoi se Hamasi mund t’i japë fund menjëherë luftës në Rripin e Gazës nëse dorëzon armët.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Media: Dhjetë të vdekur në sulmin izraelit në veri të Gazës! Mes viktimave edhe fëmijë








