Gjermania synon zëvendësimin e gazit rus me ‘hidrogjen të gjelbër’

Gjermania synon zëvendësimin e gazit rus me ‘hidrogjen të gjelbër’

Bettina Stark-Watzinger, ministre e Shkencës dhe Arsimit e Gjermanisë

Një zyrtare e lartë e Gjermanisë tha të premten, më 27 janar, se ajo shpreson se vendi i saj do të marrë nga Australia hidrogjen të prodhuar nga burime të ripërtërira të energjisë, deri në vitin 2030. Të dy vendet kanë përshpejtuar planet për të bashkëpunuar në fushën e energjisë së pastër ndërsa Gjermania përpiqet të gjejë një zëvendësim për furnizimet me gaz natyror nga Rusia. Gjermania po promovon një politikë ambicioze për reduktimin e emetimeve të CO2 në “zero” deri në vitin 2045.

“Hidrogjeni i gjelbër” shihet si lëndë djegëse kyçe për makineritë në industri dhe prodhimi i tij kërkon temperatura të larta, të cilat krijohen në industrinë e metaleve. Ministrja gjermane e Arsimit dhe Shkencës, Bettina Stark-Watzinger tha se Australia ka potencial të fortë për të prodhuar hidrogjen me ndihmën e energjisë së bollshme të ripërtërirë të erës dhe diellit.

“Qëllimi im është që dërgesa e parë të arrijë në Gjermani më së voni deri në vitin 2030”, tha Stark-Watzinger, pas një takimi në Berlin me ministrin e Australisë për Klimën dhe Energjinë, Chris Bown./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës