Gjermania thirrje BE-së për sanksione ndaj Iranit: Ata që rrahin gratë qendrojnë në anën e gabuar të historisë
Protesta në Berlin kundër Iranit
Ministria e Jashtme e Gjermanisë i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të marrë vendim për t'u ndaluar hyrjen në vendet e bllokut, si dhe ngrirje të pronave, atyre që janë përgjegjës për shtypjen brutale të protestave antiqeveritarë në Iran.
Protestat më të qëndrueshme ndër vite kundër teokracisë së Iranit kanë hyrë tashmë në javën e katërt të tyre. Ato shpërthyen më 17 shtator, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, një vajze kurde, e cila vdiq në paraburgim. Mahsa Amini u arrestua nga e ashtuquajtura policia e moralit, nën dyshimet se kishte shkelur kodet e rrepta islame për veshjen e grave e vajzave.
Protestat janë përhapur tashmë në të gjithë vendin dhe po përballën me një goditje të ashpër, që sipas vlerësimeve ka shkaktuar dhjetëra të vrarë e qindra të arrestuar.
"Ata që rrahin gratë dhe vajzat në rrugë, e ndalojnë në mënyrë arbritrare ata që veçse kërkojnë të jetojnë të lirë duke i dënuar me vdekje, qëndrojnë në anën e gabuar të historisë", citohet të ketë thënë ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock për gazetën 'Bild am Sonntag'.
“Ne do të bëjmë të mundur që BE-ja t'u ndalojë hyrjen atyre që janë përgjegjës për këtë shtypje brutale e të ngrijë pronat e tyre në BE”, shtoi ajo. "U themi njerëzve në Iran: Ne qëndrojmë dhe mbetemi pranë jush".
Por zonja Baerbock nuk përmendi ndonjë individ apo organizatë specifike që Gjermania kërkon të ndëshkohet përmes sanksionesh.
Të enjten, ligjvënësit e BE-së miratuan një rezolutë ku kërkohej vendosja e sanksioneve kundër përgjegjësve për vdekjen e Mahsa Aminit dhe për shtypjen e dhunshme të protestave./VOA
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock zhvillon bisedën e parë telefonike me homologun Rubio: Duam të punojmë ngushtë me administratën e re amerikane
28 Janar, 07:31
-
Aushvic/ 80 vjet pas çlirimit, alarmi i të mbijetuarve: Mund të ndodhë përsëri
27 Janar, 22:51
-
‘Kontrolle të përhershme dhe dëbime në kufi’, CDU/CSU: Ata që s’kanë dokumente të vlefshme nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani
27 Janar, 13:47
-
Thoma Gëllçi: 80 Vjet pas Auschwitz-it: Elon Musk dhe shprehja "Këpucar, Rri tek Këpuca!
27 Janar, 09:09
-
27 Janari/ Të mbijetuarit e Aushvicit kthehen në kamp për 80-vjetorin e çlirimit! Udhëheqësit evropianë shqetësim për rritjen e partive të ekstremit të djathtë
27 Janar, 08:46
-
27 Janar, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit
27 Janar, 08:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës
26 Janar, 16:09
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01