Gjermania tronditet nga një tjetër sulm me eksploziv, të paktën një i plagosur në Këln! Shpërthimi i dytë në tre ditë, policia në ndjekje të autorit

Gjermania tronditet nga një tjetër sulm me eksploziv, të paktën një i plagosur në Këln! Shpërthimi i dytë në tre ditë, policia në ndjekje të autorit

Nga shpërthimi i ndodhur në klubin e natës 'Vanity' në Këln, të hënën

Këln- Gjermania përsëri nën një sulm të ri të dyshuar me lëndë plasëse.

Një shpërthim tronditi qendrën e qytetit gjerman të Këlnit herët në mëngjesin e sotëm (18 Shtator), pasi shkaktoi të paktën një të plagosur.

Ngjarja ndodhi pak ditë pasi pati një tjetër sulm me shpërthim në një klub nate, ditën e hënë (16 Shtator).

Sipas policisë gjermane, e cituar nga “Bild”, rreth orës 05:00 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në një dyqan veshjesh në Ehrenstrasse, disa qindra metra larg klubit Vanity të goditur të hënën, raporton "La Repubblica".

Një kalimtar 40-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë dhe është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Sipas DPA, policia është ende në kërkim të të dyshuarit, pasi besohet për një akt të qëllimshëm dhe ka dyshime gjithashtu se mund të jetë edhe sulm terrorist.

Nëse ka një lidhje mes dy rasteve, tashmë është pjesë e hetimit, duke ndjekur edhe lidhjet mes ngjarjeve të mëparshme.

Gjermania është goditur nga disa sulme radhazi në qytete të ndryshme, në atë që cilësohet si “Xhihadi i ri”, pasi aktivizohen edhe fëmijë të mitur dhe që quhen “ujqër të vetmuar”, pasi përdorin edhe mjete jo të fuqishme shkatërruese si eksplozivët për të goditur, siç janë thikat.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?



×

Lajmi i fundit

Operacioni për kapjen e grupit ‘Çopja’ u dekonspirua? Policia në ‘sitën’ e SPAK, në pyetje u morën Rrumbullaku, Nallbati dhe drejtori i Operacionales

Operacioni për kapjen e grupit ‘Çopja’ u dekonspirua? Policia në ‘sitën’ e SPAK, në pyetje u morën Rrumbullaku, Nallbati dhe drejtori i Operacionales