Gjermania vendos kufizime deri në 20 dhjetor, lehtësohen masat gjatë festave

Në përpjekje për të vënën nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, kancelarja Angela Merkel dhe krerët e 16 landeve ranë dakord që të zgjasin masat kufizuese të paktën deri më 20 dhjetor dhe me shumë mundësi mund të vijojnë deri në Janar. 

"Detyrimi për të mbajtur maska do të intensifikohet në të gjitha zonat e qyteteve të frekuentuara nga njerëz, në vendet e punës dhe universitetet do të kthehen në mësimin digjital. Ne gjithashtu po zvogëlojmë grumbullimet deri në 5 persona”, u shpreh kancelarja Merkel pas takimit me udhëheqësit e 16 landeve.

Në fjalën e saj kancelarja u shpreh se kufizimet e marra kanë dhënë rezultatet e pritura.

Sidoqoftë, masat do të lehtësohen gjatë festave të Krishtlindjes për të lejuar familjet dhe miqtë të festojnë së bashku.

Gjermania vendosi një "bllokim njëmujor më 2 nëntor për të frenuar një valë të dytë që po përfshin pjesën më të madhe të Evropës. Baret dhe restorantet janë të mbyllura, por shkollat dhe dyqanet mbeten të hapura.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusit u rrit me 18,633 në 961,320, tregojnë të dhënat ditore nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive
Sidoqoftë, numri i të vdekurve u rrit me 410 duke shkruar në 14,771, nga 305 që u regjistruan një javë më parë, dhe vetëm 49 në 2 nëntor.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)