Gjermania vlerëson reformën në drejtësi: 'Vazhdoni para, ju mbështesim për në BE'

Gjermania vlerëson reformën në drejtësi: 'Vazhdoni para, ju mbështesim për në BE'

Ministrja gjermane e Drejtësisë Katarina Barley vlerësoi zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. "Reforma në Drejtësi është një shembull pozitiv dhe është pritur shumë mirë në Gjermani si dhe në vendet e tjera të BE-së. Shqipëria duhet të vazhdojë në rrugën e reformave", u shpreh Barley. Deklarata u bë gjatë një vizite të misnitres shqiptare të Drejtësisë Etilda Gjonaj në Berlin. Ndërkohë, sekretari Parlamentar i Shtetit, në Ministrinë e Brendshme Federale Mayer shprehu bindjen se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, mbetet një çështje prioritare për shtetet e BE-së, veçanërisht për Gjermaninë.

Ministrja Gjonaj u prit në një takim dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Drejtesisë, Christian Lange.

Në fjalën e saj, Gjonaj, paraqiti arritjet dhe ecurinë e deritanishme të Shqipërisë, sa i përket Reformës në Drejtësi, ngritjen dhe funksionimin e organeve të reja, duke theksuar sfidën e zgjedhjes te SPAK, si një strukturë e rëndësishme në luftën efektive kundër korrupsionit.

"Tashmë reforma në Drejtësi nuk ka më kthim mbrapa dhe duhet të çohet deri në fund, pasi është e rëndësishme që Shqipëria të jetë një vend sa më i sigurt dhe me stabilitet", tha Gjonaj.

Gjithashtu Gjonaj dhe delegacioni shoqërues u pritën në një takim nga Sekretari Parlamentar i Shtetit, në Ministrinë e Brendshme Federale,  Stefan Mayer, i cili tha se qeveria gjermane të mbështesë Shqipërinë me anë të projektit të Binjakëzimit për të rritur më tej njohjen dhe perceptimin e publikut ndaj masave të marra në luftën kundër korrupsionit.

Ai vlerësoi si të rëndësishme krahas forcimit të shtetit ligjor edhe zhvillimin e ekonomisë duke përgëzuar Shqipërinë për rritjen ekonomike konstatuar edhe përgjatë vizitës së tij më të fundit në Tiranë në tetorin e vitit të kaluar.

 “Vlerësoj arritjet dhe përpjekjet e ndërmarra nga Shqipëria për forcimin e shtetit ligjor, të rëndësishme në këtë periudhe kohore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, citoi Mayer.

Gjatë vizitës së saj, Gjonaj u shoqërua nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi dhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë