Më 15 tetor 2024-ës, nën drejtimin e presidencës hungareze, në Luksemburg Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, të ashtuquajturin “Themeloret”.
Muajt që pasuan sollën sinjale pozitive, më 17 dhjetor të po atij viti Shqipëria hap një tjetër grupkapitull, atë të “Marrëdhënieve me Jashtë” Në prill dhe maj të 2025-ës hapen dy grupkapituj të tjerë, ai i “Tregut të Brendshëm” si dhe “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.
Më 16 shtator 2025 u mbajt Konferenca e gjashtë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që iu kushtua grup-kapitullit IV: Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme. 13 muaj nga hapja e grupkapitullit të parë, më 17 nëntor të 2025-ës, Shqipëria çel edhe grupkapitullin e fundit.
Hapja e të gjithë grupkapitujve dëshmon gatishmërinë e Bashkimit europian për të ecur pa pengesa
“Është shumë i rëndsishëm për faktin që po ecim shpejt dhe kemi rritur ritmin vitet e fundit dhe kjo shpejtësi vjen edhe si pasojë e bllokimit të mëparshëm ku ne nuk po ecnim dot për shkak të vetos greke, por ndërkohë reformat vazhdonin. Dhe tashmë kemi një përshpejtim hapjen e grupkapitujve brenda një viti që tregon angazhimin e BE për të ecur pa pengesa. Sinjali është pozitiv si për qëndrimin e BE dhe aftësinë e Shqipërisë për të ndërmarë reforma dhe për të përmbushur standardet europiane’, tha Gledis Gjipali.
Që kur Rusia sulmoi Ukrainën, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e vetë Europës, Brukseli ktheu sytë nga Ballkani, duke i dhënë jetë procesit ati të fjetur të zgjerimit
“Situata gjeopolitika sigurisht që ndikon për të fashitur pengesat apo kundërshtimet që mund të vijnë në proces, por unë mendoj se Shqipëria e ka merituar sepse ka vite që punon për këtë proces. Shqipëria është e përgatitur për të hapur negociatat sic u hapën’, tha ai.
Shqipëria ka vënë si objektiv mbylljen e bisedimeve brenda viti 2027. Një objektiv i mbështetur dhe nga Brukseli, dhe I konsideruar tërësisht I realizueshëm
“Vendi juaj ka ecur vërtet shumë mirë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Me shumë dëshirë duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE dhe ju e meritoni. Sepse me ju brenda Bashkimit Europian, Europa nuk do të jetë thjeshtë më e madhe, por edhe më e fortë. Ju jeni ishull stabiliteti, shembull i fqinjësisë së mirë në rajon dhe kjo është ndonjëherë diçka që ne e harrojmë’, tha Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin.
Por kryeministri Rama, i druhet kthesave të papritura të qëndrimeve. Në takimin e fundvitit mes vendeve të Ballkanit dhe Komisionit Europian ai tha se kishte kërkuar rikonfirmim të këtij pozicioni.
“Përsërita domosdoshmërinë që Komisioni Europian dhe patjetër edhe të gjithë udhëheqësit e shteteve anëtare të pranishëm në Këshillin Europian të respektojnë marrëveshjen për përfundimin e negociatave brenda 2027, duke nënvizuar se anëtarësimi i Shqipërisë dhe i vendeve të tjera të Ballkanit duhet të përshpejtohet politikisht”, tha Rama.
Sinjalet që Shqipëria kishte marrë nga Brukseli dhe përparimi i shpejtë me hapjen e grupkapitujve ishin positive. Progres Raporti i Komisionit Evropian për 20025-ën që do të vlerësonte ecurinë e vendit dhe përmbushjen e reformave ishte si përgjigja e një provimi të vështirë.
“Dua të përgëzoj autoritetet shqiptare për këtë rezultat. Të shfrytëzojmë këtë mundësi unike, pasi po hyjmë në një fazë vendimtare. Komisioni Evropian është gati të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të rrugës së saj për realizimin e synimit ambicioz për mbylljen e negociatave deri në fund 2027’, tha Silvio Gonzato, Ambasador i BE-së
“Raporti thotë një gjë, që Shqipëria është në rrugën e duhur, për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027. Duke thënë këtë, raporti i ka thënë të tëra’, tha Rama.
“Anëtarësimi, një rrugë e përpjetë”
Hapja e bisedimeve, është vetëm hapi i parë i procesit. Mbyllja e grupkapitujve është sfida e vërtetë. Më pas Shqipërisë do t’i duhet një ofensivë e gjera diplomatike për të bindur vendet anëtare se ajo është e denjë të ulet krah tyre në të njejtën tavolinë
“Puna më e vështirë fillon tani, në momentin e hapjes së kapitujve. Planet janë të qarta se cfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe ku duhet të arrijë dhe si duhet ta bëjë. Tashmë vjen puna më e vështirë’, tha Gledis Gjipali.
2026-a mund të konsiderohet si një vit kyç, nëse vendi do të mund të arrijë objektivin që i ka vënë vetes.
“Do testohet sa kemi kapacitet dhe vullnet për ta arritur këtë objektiv. 2026 do tregojë tempin e reformave dhe cilësinë e tyre për të kuptuar e arrijmë dot apo jo atë objektiv”, tha ai.
Bashkimi Europian nga ana e tij e ka bërë të qartë se tek cilësia e reformave nuk mund të “lëshojë pe” .
"Urgjenca e reformave nuk duhet të dëmtojë cilësinë e tyre, konsultime domethenëse përpara miratimin të shoqëruara me devate të shëndetshme në Kuvend. E them këtë se anëtarësimi është projekt gjithëshoqëror, që duhet t’i përqafojë aktivisht çdo vend. Ky projekt duhet të zotërohet nga qeveria, opozita, shoqëria civile. Të gjithë kanë rolin e tyre. Për këtë duhet të ketë legjimitet dhe konsensus’, tha Gonzato.
Grupkapitulli i parë, “Themeloret” janë prova e zjarrit për Shqipërinë. Për vetë çështjet që ngërthen është dhe i fundit që mbyllet.
“Grupkapitulli i themeloreve që trajton reformën në drejtësi, të drejtat e njeriut, situatën dhe dialogun politik, lirinë e medias…një sërë kriteresh të vështirira që janë testi i ndërtimi i të një shteti demorkatik. Është i vështirë, mund të ketë të papritura sic ka ndodhur në të kaluarën që zhvillimet politike në vend e kanë penguar procesin. Shpresoj të mos kemi pengesa të tilla’, tha Gledis Gjipal, ekspert i Çështjeve Europiane.
Drejtësia duket për momentin fjala kyçe në proces. Nëse vendi vlerësohet për hapat në luftën ndaj krimit të organizuar apo dhe ndëshkimin e korrupsionit, kjo i detyrohet në masë të gjerë Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme.
Gjatë 2025, goditjet që prekën nivele të larta politike në gjirin e shumicës, duke nisur me kryebashkiakun Erion Veliaj e për të vazhduar në fund të vitit me zëvendëskryeministren Balluku, çojnë në përplasje jo të vogla.
Në përfundimet e Këshillit të BE-së (16 Dhjetor) SPAK-u dhe pavarësia e tij përmenden posaçërisht.
“Me rëndësi është pavarësia e gjyqësorit, duke përfshirë strukturën e posaçme për Antikorrupsionin dhe krimin e Organizuar (SPAK) dhe forcimi i mëtejshëm i qëndrueshmërisë së sistemit të Drejtësisë kundër ndërhyrjeve të brendshme ose të jashtme”
Pak ditë më parë, ambasadorët e vendeve kryesore të BE-së, u shfaqën në grup duke ndjekur nga afër zgjedhjen e pasuesit të Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme
Viti 2025 u mbyll me një tension politike në rritje dhe të paktën fillimi i 2026, nuk premton ulje të gjakrave
“Ajo që nuk duhet të bëjmë është të rrisim konfliktualitetin politik, të bllokojmë institucionet. Këto janë flamujt e kuq që kanë ndodhur në te kaluarën dhe procesi në rastin më të mirë bllokohet, në rastin më të keq kthehesh mbrapa në proces, që në metodologjinë e re të BE-së e kanë si instrument, që kthehesh mbrapa, merr dhe penalitete nëse bën hapa pas në reforma, sidomos tek shteti ligjor, demorkacia, mbrojtja e të drejtave të njeriut’, tha Gledis Gjipali.
Në rast se çdo gjë shkon mirë dhe Shqipëria arrin të mbyllë procesin teknik të negociatave me sukses, sfida është politike: të binden 27 shtetet anëtare të BE-së se vendi është gati për tu ulur me ta si i barabartë.
Një sfidë jo e vogël
Është e vështirë të parashikohet për shkak se dhe BE është bërë e paparshikueshme sa I takon qëndrimeve të vendve anëtare.
Shqipëria e ka provuar mëse një herë në lëkurë, ngecjen e rrugëtimit të saj për shkak të vendeve të veçanta. Rasti më I fundit ishte kriza me Greqinë për rastin Beleri.
“Rasti i bllokimit të mëparshëm nga Greqia me veto, duhet të mbahet parasysh, është një rrezik potencial që lidhet me trajtimin e minoritetit grek në Shqipëri dhe Shqipëria duhet të ketë kujdes të mos krijojë konflikte, të mos acarojë klimën e bashkëpunimit me Greqinë’, tha Gledis Gjipali.
Shqipëria nuk rrezikon probleme bilaterale me vende të tjera anëtare. Por e kaluara ka treguar se dinamikat e brendshme në vende të ndryshme, kryesisht për arsye elektorale, kanë sjellë ngecje të procesit të anëtarësimit
“Mund të ketë raste të tjera jo të lidhura drejtëpërdrjetë me Shëipërinë që mund të krojojë një ngërc në vendimarrjen e BE, duke ditur që kërkon unanimitet të plotë dhe një vend të dali kundër nuk kalon në fazën e anëtarësimit’, tha ai.
Vetë Bashkimi europian, po vuan sot faktin që në tryezën e vendimmarrjes, të gjithë kanë një votë të njejtë, pavarësisht peshës apo kontributit. Përplasjet e shpeshta me Hungarinë e kryeministrit Orban, janë një shembull i qartë.
I vetdijshëm për frikën që një situatë e tillë mund të ngjallë, kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë publikisht Se Shqipëria, në momentin e anëtarësimit, mund të bëjë fare mirë dhe pa të drejtën e votës, apo vetos, në Këshillin europian.
Plani i rritjes, Shqipëria merr 100 mln eurot e para nga BE
Të paktën 6 miliard euro janë vënë në dispozicion të Ballkanit perëndimor për të përshpejtuar reformat dhe afrimin e vendeve të rajonit me Brukselin, përmes atij që njihet si plani I Rritjes I prezantuar që në fund të vitit 2023
Shqipëria do të mund të përfitojë 922 mln euro grante dhe hua nga ky fond, për periudhën 2024-2027 me kushtin e realizimit të reformave të ndryshme.
Në Tiranë, Presidentja e Komisionit Evropian do të njoftojë se Shqipëria ka marrë fondet e para.
‘Unë jam shumë e kënaqur që të them dhënien e 100 milionë eurove dhe tani kemi për ta zbatuar këtë plan, tani që jemi në rrugën e duhur. Kjo është rruga që Shqipëria të aksesojë të gjithë fondin në bazë të Planit të Rritjes, ka afërsisht 1 miliardë euro’, tha Ursula Von der Leyen, presidente e KE.
‘Më vjen shumë mirë që edhe në këtë pikë, morëm një vlerësim shumë pozitiv nga ana e Presidentes dhe do vazhdojmë të kryejmë me përpikëri dhe me shumë këmbëngulje të gjitha detyrat që kemi marrë përsipër’, tha Rama.
Fondet ishin disbursuar pasi BE kishte vlerësuar se Shqipëria ka bërë përparim të konsiderushëm në zbatimin e reformave dhe të rritjes me 21 masa të përmbushura nga 41 të planifikuara në total nga dhjetori 2024 deri në qershor 2025. Konkretisht 46.2 mln euro hua do të shkojnë për zbatimin e reformave dhe 54.1 mln euro për të mbështetur projektet e zhvillimit të infrastrukturës.
Edhe pse dy vite nga plani i rritjes, që i vendos në dispozicion rajonit 6 mld euro, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë më të mirën në përmbushjen e reformave dhe përthithjen e fondeve. Marta Kos u kujtoi liderëve të rajonit në samitin e mbajtur në Tiranë për planin e rritjes, se në qershor 2026, rrezikojnë 300 milionë euro fonde të destinuara për rajonin.
‘2 nga 6 vendet e rajonit ende nuk kanë vazhduar të miratojnë reformat. Dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50% të reformave të dakordësuara. Sa u përket fondeve, jemi ende nën 10% të shumës totale, totalja, 400 mln euro nga një paketë prej 6 mld euro që janë lënë mënjanë për rajonin, ne mund të bëjmë më shumë dhe duhet të bëjmë më shumë. KE dëshiron që plani i rritjes të jetë i suksesshëm’, tha Kos.
“Ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë. Po provojmë çdo ditë se jemi gjithmonë e më gati.. Për vite të tëra jemi quajtur të paqëndrueshëm, të paparashikueshëm, shumë të ndërlikuar, por faktet sot tregojnë të kundërtën’, tha Rama.
Komuniteti politik, 47 liderë europianë mblidhen në Tiranë
Komuniteti Politik Europian është një platformë diskutimesh politike e strategjike mbi të ardhmen e Europës, e cila lindi në vitin 2022. Ideuesi i saj është presidenti francez Emmanuel Macron, në një përpjekje për ta mbajtur të bashkuar kontinentin, përballë kërcënimeve që vinin nga Rusia. Në maj të 2025, Shqipëria ishte mikpritëse e takimit ta radhës
47 udhëheqës e drejtues të institucioneve më të larta europiane do të mblidhen në Tiranë, për të diskutuar sigurinë e përbashkët, luftën dhe emirgacionin.
Mes minutave të tëra dhe kushteve atmosferike aspak favorizuese, kryeministri Rama priti liderët evropianë me batuta, shtrëngime duarsh, përqafime të ngrohta e bisedave miqësore.
Kancelari gjerman Friedrich Merz i shprehu habinë për mandatin e tij të katërt të fituar në 11 Maj, vetëm disa ditë më parë. Ndërsa pritja për Presidentin e Francës Emanuel Macron ishte edhe më e ngohtë.
Mirëseardhjen kryeminsitri nuk ua uroi vetëm me elementë tradicionale shqiptarë, por para nisjes së punimeve u kishte rezervuar liderëve pak argëtim.
Punimet u zhvilluan në strukturë të ngritura posaçërisht për këtë samit, në “Shtëpinë e Europës” pas monumentit të Skënderbeut, ku muret ishin veshur me vizatime të fëmijëve nga gjithë Shqipëria me mesazhe simbolike për Evropën.
Komente












