BERLIN - Parlamenti gjerman votoi për zgjatjen e ndihmës financiare të Greqisë edhe për katër muaj të ardhshëm. Si fuqi ekonomike dominuese në Bashkimin Evropian, vota pro e Gjermanisë shihej si jetësore dhe aprovimi nga mazhoranca e parlamentit i dha Greqisë shansin që kërkonte nga Eurozona.
Zgjatja e borxhit grek u aprovua nga kreditorët ndërkombëtarë javën e shkuar, në shkëmbim të një sërë reformash nga qeveria greke; kjo si nevojë për aprovimin e ministrave të financave të Eurogrupit.
Ministri i Financave gjermane Wolfgang Schaeuble foli në favor të marrëveshjes duke deklaruar para parlamentit se “Gjermania duhet të bënte gjithçka për të mbajtur Evropën të bashkuar”.
Fillimisht vetë Schauble ishte shprehur skeptik për zotimin e qeverisë greke në përmbushjen e reformave dhe sqaroi se kjo marrëveshje nuk nënkuptonte miliona të tjerë ndaj Greqisë por se i siguronte asaj kohë ekstra për të përmbushur me sukses programin e daljes nga kriza.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com