Episodet masive të dhunës seksuale gjatë natës së vitit të ri në Këln të Gjermanië dhe rastet e tjera të ngjashme në kampet e refugjatëve, kanë detyruar qeverinë gjermane që të marrë masa edhe për edukimin seksual të emigrantëve.
Për këtë arsye, qeveria gjermane në bashkëpunim me atë belge, ka hapur një websit, dedikuar tërësisht raporteve seksuale të emigrantëve me perëndimorët.
Faqja e internetit e quajtur ZANZU “Trupi im në fjalë dhe pamje”, është e disponueshme në 12 gjuhë të ndryshe, mes tyre edhe gjuha shqipe, arabe e turke.

Versioni në shqip i websitit është krijuar jo pa qëllim, pasi emigrantët shqiptarë nga raporti i fundit i publikuar nga Eurostat, renditeshin të 2-tët pas sirianëve.
Websiti është i ndarë në 6 seksione: “Trupi”, "Planifikimi familjar dhe shtatëzania”, “Infeksionet”, Seksualiteti”, “Marrëdhënie dhe ndjenjat”, “Të drejtat dhe ligji”. Qëllimi i këtij websiti është të japë këshilla mbi raportet seksuale të emigrantëve, të cilët nuk e kishin vizituar Gjermaninë prej shumë kohësh.
Po ashtu, aty gjenden edhe shpegime për homoseksualitetin, biseksualitetin dhe tranzgjinorët.
Në seksionin” Marrëdhënie dhe Ndjenja”, shpjegohet se si krimi i nderit, nuk pranohet në Europë. “Dhuna e bazuar mbi nderin është e ndaluar në shoqëri”, thuhet në këtë seksion.
Një mesazh ky i dedikuar veçanërisht personave të fesë myslimane, në shoqëritë e të cilëve krimi mbi nderin është i përhapur dhe shpesh i pranuar. Një tjetër seksion, i quajtur "të drejtat dhe ligji” u shpjegon emigrantëve përse nuk duhet të ushtrojnë dhunë seksuale tek gratë.
Në një tjetër seksion mbi homoseksualitetin, shpjegohet se në perëndim familja mnd të krijohet edhe me dy persona të të njëjtit seks.
Por çfarë shpjegohet për dhunën seksuale?
“Dhunë seksuale është kur dikush të kërcënon, duke përdorur dhunë ndaj teje, duke përfituar nga pafuqia e femrës, për të bërë seks me të. Ky është një krim. Ndërsa përdhunimi dhe abuzimi seksual janë forma të dhunës seksuale. Personat që ushtrojnë dhunë seksuale duhet të të ndëshkohen. Po ashtu formë e dhunës seksuale është edhe rasti kur dikush të sulmon verbalisht me sfond seksualitetin ose nëse e bën për të të poshtëruar.
Po ashtu paralajmërohen emigrantët se gjymtimi gjenital femëror ndalohet me ligj në Europë.
(Ula.S/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com