Gjermani ushtria ka dalë nga kazermat për të mposhtur brumbujt. Ky armik i vogël po shkatërron çdo ditë miliona metra kub pyje. 

Pas dy verërave të nxehta dhe të thata, ushtria po lufton edhe kundër kohës për të ndaluar zhvillimin e larvave duke prerë pemët e infektuara.

Në pyjet e Brandenburgut dhe Saksonisë ushtria ka nisur të pres pemët e gjeneratës së tretë të infektuara për të shpëtuar ato të shëndetshme. Kjo kurë masive do të shmangte dyfishimin e humbjes së pemëve deri në fund të vitit. 

Një katastrofë 

Saksoni jane prerë 2.3 - 2.4 milion metra kub dru dhe që nga viti i kaluar janë dëmtuar  mbi 5 milion metra kub, 3.9 shkaktuar nga stuhitë dhe 1.3 nga brumbujt. 

Ndryshimi i klimës e përkeqëson situatën 

Infeksioni ka për shkak gjithashtu ndryshimin e klimës. Shirrat e rrëmbyeshëm në dimër, zjarret dhe thatësira e stërzgjatur kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes. Vitin e kaluar, zjarret dogjën një sipërfaqe pyjore ekuivalente me 3,300 fusha futbolli. 

Pronarë privatë të pyjeve 

Nga romantikët e shekullit XIX deri tek përrallat e vëllezërve Grimm, pyjet kanë qene një element kryesor i identitetit gjerman. Në një vend me 80 milion, mbi 2 milion njerëz janë  zotërues të pyjeve.