Gjermeni në Librazhd, inspekton
ndërtimin e banesave sociale

Gjermeni në Librazhd, inspekton<br />ndërtimin e banesave sociale
Gjatë ditës së nesërme ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni do të inspektojë fillimin e punimeve për ndërtimin e banesave sociale në Librazhd.

Gjatë vizitës ministrja do të jetë e shoqëruar nga deputeti i zonës Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra.

Librazhdi është një ndër 26 bashkitë të cilat janë përzgjedhur të financohet për një  zhvillim të integruar dhe të qëndrueshëm social dhe ekonomik.

Për ndërtimin e 35 apartamenteve Enti Kombëtar i Banesave ka financuar vlerën prej 89,665,635 lekëve.

Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për Bashkinë Librazhd për vitin 2015 ka si qëllim zbatimin e dy projekteve në të cilat përfshihet: Sistemim, asfaltim, rrugë dhe sheshe në blloqet e banimit, tregu i qytetit, lagjia e re-ushtaraku dhe shkumbini. Këto financime do të përfundohen për vlerën 98 milionë lekë.

Në zbatimin e projektit me vlerë financimi 70 milionë lekë do të përfshihen edhe rehabilitimi i qendrës së qytetit dhe lyerjes së fasadave.

Gjatë ditës së nesërme pjesë e vizitës do  të jetë edhe Drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave Doris Andoni.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid