Gjermeni në Mirditë: Po u kthejmë
frymëmarrjen qendrave urbane

Gjermeni në Mirditë: Po u kthejmë<br />frymëmarrjen qendrave urbane
Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ishte këtë të martë në bashkinë e Mirditës, ku inspektoi rikonstruksionin e rrugës” "Ura e pazarit- Varrezat Publike-Unaza e madhe”, një investim nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve me vlerë 80 milionë lekë.

Nëpërmjet këtyre projekteve Gjermeni tha se do t’u kthehet frymëmarrja qendrave urbane. “Sot Bashkia Mirditë ka nën administrim një territor më të madh ku përgjegjësitë për një mirëmenaxhim të integruar të zhvillimit rural dhe urban janë jo vetëm një prioritet por dhe një element i rëndësishëm për të garantuar zhvillimin ekonomik dhe social në të gjithë territorin e Bashkisë së re,” tha Gjermeni.

Një tjetër projekt i realizuar në bashkinë e Mirditës, nga MZHU-ja është ai për përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetin rom dhe egjiptian, me vlerë mbi 5 milionë lekë, nga i cili kanë përfituar 15 familje.

“Ndërsa për vitin 2016 fondi i parashikuar për këtë program është rritur me 25% dhe do të shkojë i tëri për zbatimin e projekteve të ngjashme në shërbim të përmirësimit të kushteve të banimit për këtë komunitet shumë në nevojë, “ tha ministrja Gjermeni e cila shoqërohej nga kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj dhe deputeti Edurt Ndocaj.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)