TIRANË - Ministrja e  Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, priti sot në një takim ambasadorin e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Leonid Abramov. Palët diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve, kryesisht në fushën e turizmit.

"Shqipëria është e angazhuar për të promovuar turizmin dhe potencialet e saj turistike, ndërsa kërkoi edhe mbështetjen e ambasadorit Abramov për rritjen e bashkëpunimit mes operatorëve shqiptare dhe atyre rusë".

Gjermeni deklaroi se një mënyrë efikase për të promovuar ofertën turistike shqiptare jashtë vendit janë ambasadat, ndërkohë që kërkoi ndihmën e Abramov për përgatitjen e materialeve promovuese në gjuhën ruse.

Nga ana e tij, ambasadori Abramov theksoi se bizneset ruse janë të interesuara të investojnë në fushën e turizmit, ndërsa u shpreh se Shqipëria ka potenciale të mëdha dhe shumë për të ofruar në këtë sektor.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)