PARIS - Gjatë ditës së dyte të vizitës në Paris, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ka deklaruar se Shqipëria është duke punuar shumë për përmirësimin e imazhit të saj.
Ajo ka qenë e ftuar si paneliste në konferencën “Reputation War ”, me temë: “Si të ndryshosh imazhin mbas një dekade të një reputacioni negativ”. Ministrja foli për sfidat e vendit pas viteve ‘90, imazhin e Shqipërisë në botë dhe punën e reformat që janë bërë për ta ndryshuar konkretisht vendin dhe imazhin pas shumë vitesh reputacion jo të mirë.
Gjatë fjalës së saj në konferencë, Gjermeni theksoi ndër të tjera se 2014-a ka qenë një vit i mbarë për Shqipërinë në kuadër të njohjes dhe një prezantimi dinjitoz të vlerave të vendit.
Gjermeni: Bashkëpunim për eficencën e energjisë në banesat sociale
Gjatë ditës së dytë të vizitës së saj në Paris, Gjermeni është takuar edhe me Këshilltarin Special të Ministres së Mjedisit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Energjetikës Jean - Louis Bianco. Mësohet se ata kanë biseduar mbi mundësi bashkëpunimi në kuadër të eficencës së energjisë veçanërisht në banesat sociale duke reduktuar kështu kostot e energjisë elektrike. Nga ana e saj Gjermeni njohu zyrtarin francez me nismat e ndërmarra nga institucioni që ajo drejton, kryesisht në planifikim, urbanizimin e ndërtimeve informale dhe projektimit të vend depozitimeve të mbetjeve urbane.
“Ne e konsiderojmë bashkëpunimin me Francën dhe Ministrinë e Mjedisit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Energjetikës të frytshëm dhe urojmë që në të ardhmen ky bashkëpunim të intensifikohet dhe me projekte të tjera të përbashkëta dhe ofrimin e ekspertizës franceze dhe në fusha të tjera. Ajo çka ne po realizojmë me Conservatoire Littoral për Ligjin e Bregdetit dhe projekti për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ishullit të Sazanit i shërben jo vetëm zhvillimit të turizmit por zhvillimit të integruar të territorit duke mbrojtur dhe ruajtur natyrën dhe mjedisin”, - tha ajo.

Redaksia Online
(k.t/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO