Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni mbajti ditën e sotme një  leksion të hapur në një nga auditoret e  Universitetit Aleksandër Xhuvani, në Elbasanit.

Me ftesë të dekanatit të Fakultetit të Ekonomisë dhe dekanes, Evis Kushi, Ministrja u rikthye sërish në auditor. Diskutimi i saj u përqëndrua më së shumti tek urbanizimi i qyteteve si një sfidë e hapur e shqërive të modernizuara dhe kohezioni Social.

Gjatë diskutimit ajo u ndal në faktin që një e treta e territorit të Shqipërisë, është në informalitet dhe kjo shifër ngre një alarm, mbi rëndësinë dhe vëmendjen që ne duhet të tregojmë, në integrimin e mbi 200 zonave informale të identifikuara në terren.

Gjatë diskutimit të saj ajo u shpreh se : “Sot, i gjithë fokusi i Ministrisë së Zhvillimit Urban, është përqëndruar në gjetjen dhe zbatimin e modeleve më të mira,  për një rigjenerim urban të unifikuar të territorit, jo vetëm me qëllim kohezionin social dhe zhvillimin e zonave informale por mbi të gjitha, në krijimin dhe gjenerimin e mundësive të reja ekonomike, për banorët e këtyre zonave".

Më tej ajo u ndal në atë se si qeveri në  katër vjeçarin e parë do të përfundojë pjesën më të madhe të proçesit të legalizimit dhe do të punojmë fort për urbanizimin e zonave informale të cilat në rang vendi janë mbi 200. “Ndaj, nëpërmjet urbanizimit ne do të mund të nxisim sipërmarrjen dhe integrimin e komunitetit”, u shpreh Gjermeni
Ministrja cilësoi si arritje për politikën Shqiptare dhe cilësinë e demokracisë ndryshimin në kodin zgjedhor dhe tha se “me projektet e USAID dhe Fondit të Zhvillimit të Rajoneve ne do ti mbështesim të 61 bashkitë e reja për hartimi e planeve vendore


Me qëllimin e vetëm rivitalizimin dhe kthimin e tyre në qendra të rëndësishme ekonomike dhe sociale qeveria në fillim të vitit 2014 nisi projektin madhor për Rilindjen e qendrave urbane nëpërmjet të cilit u mundësua dhe financimi i rreth 100 projekteve dedikuar rijetëzimit të zonave urbane.

"Ministria e Zhvillimit Urban, bashkë me qeverinë, kërkon të sjellë një filozofi të re nëpërmjet projekteve të rehabilitimit të qendrave të qyteteve.
Një filozofi që synon të rivlerësojë hapësirën në raport me ndërtesën dhe që do të nxitë rijetësimin e jetës komunitare, kulturore dhe tregëtare që historikisht qendrat e qyteteve mbartin
", përfundoi diskutimin e saj Ministrja Gjermeni, me studentët dhe stafin pedagogjik, të universitetit  “Aleksandër Xhuvani”, të Elbasanit.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)