TIRANË- Paketa ligjore për legalizimet falas është në përfundim e sipër e për këtë do të angazhohen edhe njësistë bashkiake.
Kështu ka pohuar Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni në tryezën e mbajtur sot në “Hotel Internacional” nga Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t.
Në tryezë ishin të pranishëm përfaqësues të disa prej ministrive, shoqatave dhe agjencive që lidhen me procesin e legalizimit.
“Kontrolli i territorit do të jetë përparësi e të gjitheve, s’mund të bëjmë legalizime, duke lejuar ndërtime të tjera pa leje”, tha mes të tjerash ministrja Gjermeni.
Ndërsa drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame vërejti se “kthimi i pronave dhe regjistrimi i tyre është kthyer në vuajtje të përjetshme për qytetarët”.
“Reforma e tokës nisi në ’91-n dhe duhej të kishte përfunduar në ’94-n. Kthimi e kompensimi i pronave duhej të kishte përfunduar në ’98-n. Deri tani janë regjistruar vetëm gjysma e pronave në vend”, shpjegoi Lame, duke bërë të ditur se “Pas 20 vitesh po kryejmë skedimin e pronave”.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com