Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni është takuar sot me projektues dhe arkitektë në kuadër të vijimit të konsultimeve me grupet e interesit për sistemin online të lejeve të ndërtimit, të cilat do të jenë të detyrueshme nëpërmjet kësaj forme aplikimi që pas 1 shtatorit.

Këto takime përtej rolit informues dhe prezantues janë konceptuar edhe si një platform e mirë diskutimi që lejon marrjen e mendimeve dhe sugjerimeve nga grupet e interesit. “Kemi filluar vetëm me aplikimin online për lejet e ndërtimit, ndërkohë që gjithë procesi i dixhitalizimit të dokumentacionit që disponojnë institucione të tjera, si për shembull, Zyra e Regjistrimit tëPasurive etj.,është një hap që duam ta realizojmë më tej, duke qenë të ndërgjegjshëm se procesi është vështirë. Ne mirëpresim sugjerimet tuaja se si mund të përmirësohet ky proces”, - tha Ministrja Gjermeni në fjalën e saj. 

gjermeni

gjermeni

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com