Gjermeni: Programi i kreditimit të lehtësuar nuk është ndërprerë

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni zhvilloi të mërkurën një takim me drejtues të Entit Kobëtar të Banesave, ku diskutoi mbi sfidat e strehimit në vend.

Sipas ministres Gjermeni, sfidat me të cilat përballemi dhe mënyrat për t'i adresuar duke patur në vëmendjen tonë qytetarët janë fokusi i punës.

"Programi i Kreditimit të Lehtësuar nuk është ndërprerë në asnjë moment për qytetarët që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, policët e vrarë në detyrë, familjet qiramarrëse, të cilat do të lirojnë banesat e pronarëve, mbështetur në aktin normativ, apo personat që kanë hyrë në marrëdhënie kontraktuale me shitësit e banesave dhe rrezikojnë të humbasin paratë", deklaroi Gjermeni./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

'Do ta gjeni veten të vënë në provë në fusha të ndryshme', çfarë thonë yjet për ju ditën e sotme