Gjermeni: Zhvillimi i qëndrueshëm
e i integruar, ndikim tek qyetetarët

Gjermeni: Zhvillimi i qëndrueshëm<br />e i integruar, ndikim tek qyetetarët
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni në fjalën e saj në sesionin mbyllës të Habitatit Europian që u mbajt në Pragë në datat 16 - 18 Mars, tha se zhvillimi i qëndrueshëm dhe i integruar urban i qyteteve do të sjellë ndryshime pozitive në cilësinë e jetës për qytetarët.

Ministrja mbështeti dhe shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për zbatimin e masave të përfshira në Deklaratën e Pragës, e cila u miratua nga përfaqësues të 56 vendeve anëtare të UNECE (Komitetit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën), nga Evropa, Ballkani, Amerika e Veriut dhe një pjesë të Azisë.

Shqipëria ka hyrë tashmë në një proces të rëndësishëm, në fushën e planifikimit të territorit. Për herë të parë ne kemi hartuar tre plane strategjike kombëtare, si dhe po punojmë për hartimin e 31 planeve të përgjithshme vendore. Këta tre instrumenta strategjikë kombëtare të planifikimit do të orientojnë dhe përcaktojnë vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm urban, social, ekonomik dhe mjedisor për 10 – 20 vitet e ardhshme. Zhvillimi i qëndrueshëm urban ka karakter dinamik dhe karakterizohet nga ndryshime të vazhdueshme sociale, ekonomike, ekologjike dhe mjedisore. Harmonizimi do të lejojë përdorimin e hapësirave publike nga të gjithë qytetarët , për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe miqësor brenda qyteteve tona. Dua të theksoj se ndërhyrjet e zhvillimit urban duhet të ofrojnë zgjidhje të pjekura për të krijuar dhe zbatuar standardet që lehtësojnë aksesin për të gjithë qytetarët”, tha ndër të tjera Ministrja Gjermeni në fjalën e saj.

Habiti Europian ishte një prej aktiviteteve kryesore për përgatitjen e Konferencës së tretë botërore të OKB-së mbi Strehimin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban "Habitatit III", që do të mbahet në Ekuador në tetor të këtij viti.​

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën