Sot ka nisur viti i ri shkollor, ku së fundmi këngëtari Luiz Ejlli, ka bërë gjestin e tij mahnitës duke shoqëruar fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në shkollë.
Këtë gjë, e ka postuar vetë këngëtari në rrjetete e tij sociale, ku përveçse fëmijëve edhe ai duket mjaft i lumtur.
Ai është rrethuar nga fëmijët të cilët duken mjaft të lumtur për prezencën e këngëtarit në një ditë kaq të veçantë për ta.
Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” është qendër rezidenciale, që ofron shërbim 24 orësh dhe 7 ditë në javë për fëmijët jetimë dhe atyre me gjendje të vështirë ekonomiko-sociale dhe financohen nga shteti.