Dy projekte të tjera do t’i shtohen kryeqytetit: Kompleksi i ri i Inspektorateve Shtetërore dhe Shtëpia e Re e Fëmijëve, të cilat dolën fituese në Konkursin Ndërkombëtar.
Të dyja projektet u përkasin dy studiove nga Meksika, Taller Hector Barroso dhe Rojkind Arquitectos. Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet sesi do të duken dy godinat e reja.
“Mirëmëngjes, dhe me projektet fituese të dy studiove prestigjioze nga Meksika, Taller Hector Barroso dhe Rojkind Arquitectos, në Konkursin Ndërkombëtar për 'Shtëpinë e Re të Fëmijëve & Kompleksin e Ri të Inspektorateve Shtetërore', organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kompleksi i ri i Inspektorateve Shtetërore do të integrohet brenda kullave që do të ndërtohen pranë stadiumit "Air Albania", aty ku sot ndodhet Shtëpia e Fëmijës “Zyber Halluli” që u propozua nga Rojkind Arquitectos.
Janë tri kulla 20-25-35 katëshe të lidhura me ura dhe shfrytëzim maksimal të truallit për parking (rreth 3,500 m2). Dy prej kullave parashikohen për rezidenca, teksa fasada propozohet të jetë e varur me forma unike të çrregullta.
Projekti i ri për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, i propozuar nga Taller Hector Barroso do të realizohet në një zonë tjetër, të njohur si Vilat Gjermane, në afro 5 mijë metra katrorë. Koncepti kryesor është ai i godinave jo më shumë se tre kate dhe shtëpizave të ndara sipas nevojave të fëmijëve e administratës, si dhe hapësira të gjelbra.
Të dy projektet do të zbatohen nga kompania shqiptare AlbStar.
Komente












Kompleksi i inspektoreve duket si renojat gjermane te bombarduara gjate LIIB nga Aleatet,kurse Shtepia e femijes....! Cfare jane ato minindertesat e vogla ne fragmentin 0:38-0:41 te videos,WC publike? Sepse per nga pamja e madhesia me kujtojne WC publike ne plazhet e kohes se Xhaxhit.
PërgjigjuO Demagogjia e Mretit tonë që është Lakuriq tamam si në atë Fabulën e Hans Christian Andersenit!!!..po prona e Popullit sovran,që s'ka ku kalon as më këmbë as me makinë?! ..pastaj edhe Monarki të ishim duhet Kuorumi i gjithë Albanesëve?!..duhet Plan urbanistik i studiuar në Detaje...,ku për hir të Publikues duhet prishur ndonjë Pallat a gardh...e jo të ndërtohet?!
Përgjigju