Gjesti humanitar i zjarrfikëseve të Gjirokastrës, dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë

GJIROKASTËR-Situata e vështirë që koronavirusi ka krijuar në vendin tonë ka sjellë një ulje drastike të dhurimit të gjakut, për shkak të frikës dhe pasigurisë së krijuar në vend. Kjo rënia ka sjellë ulje të rezervave të gjakut dhe për këtë prej ditësh Banka e Gjakut ka apeluar që qytetarët të dhurojnë si gjithmonë pasi siguria gjatë procesit është maksimale .

Thirrjes së Bankës së Gjakut i është përgjigjur Reparti i Zjarrfikësve Gjirokastër, pjesëtarët e të cilit kanë dhurua gjak duke u solidarizuar dhe bërë një gjest humanitar për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë si  talasemikët.

Ky aksion humanitar ka marrë vlerësimin maksimal të Bankës së Gjakut por dhe pacientëve jeta e të cilëve varet nga ajo qese gjaku.

Drejtuesja e Bankës së Gjakut në Gjirokastër,  Jetmira Bashari apeloi që banorët  të dhurojnë gjak në këto ditë të vështira pasi është një veprim veçse human, por edhe shpëtues jete për çdokënd që gjendet në pozitë të vështirë shëndetësore. 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja