Gjesti i 70-vjeçares për të prekurit nga tërmeti në Turqi/ E moshuara shet lopën dhe dhuron paratë si mbështetje

Gjesti i 70-vjeçares për të prekurit nga tërmeti në Turqi/ E moshuara shet lopën dhe dhuron paratë si mbështetje

Sarigul Kaçan, 70-vjeçarja që shiti lopën dhe i dhuroi paratë për Turqinë

Sensibilizimi i njerëzve në mbarë botën është për t’u adhuruar pasi kanë mbështetur të prekurit nga tërmeti përtej mundësive të veta dhe madje kanë dhuruar edhe veshjet e pakta që kishin në shtëpitë e tyre.
 I tillë është edhe rasti i një gruaje 70-vjeçare, Sarigul Kaçan, e cila shiti lopën dhe me paratë e mbledhura dëshiron të ndihmoj sado pak të prekurit e tërmetit.  Ajo nuk kishte pasuri, por shiti të vetmen gjë me vlerë dhe paratë i dhuroi për ndihmë.

70-vjeçarja e ka shitur në treg për 13 mijë lira ose rreth 675 euro dhe paratë i ka dorëzuar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Veprimi i të moshuarës ka prekur shumë njerëz, duke bërë që të gjithë të mobilizohen dhe të dhurojnë pak nga pasuria e tyre për këtë tragjedi që ka ndodhur.

“Fal lopën për ata që vdiqën në tërmet, Zoti e ruajtë Presidentin tonë, ata që po ndihmojnë njerëzit, ushtarët tanë dhe këdo që po nxjerr njerëzit nga rrënojat, Zoti mos e provoftë më vendin tonë me ngjarje të tilla. “ – tha ajo.


Lajmi kryesor:

Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, mbi 21 mijë viktima! Ftohtë dhe pa ushqim, OBSH ngre alarmin: Të mbijetuarit në prag katastrofe edhe më të madhe


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)