Ujëvara e Valbonës është një nga vendet më frekuentuara nga turistët e huaj apo edhe vendas, por shpesh herë për të shkuar deri në këtë destinacion nga fshati  Rrogami i Valbonës, turistët hasin në disa vështirësi nga rrjedhja e përrenjve, të cilët here pas here janë të rrëmbyeshëm dhe shtegu dëmtohet.

Nor Hysaj, nga Valbona, ka marrë nismën e tij vullnetare, pa mbështetjen e askujt, për të ndërtuar ura provizore për kalimtarët që ecin në këtë shteg.

Ai ka përdorur pemët e rrëzuara nga ortekët për të ndërtuar shkallë në formë ure, që lehtësojnë kalimin e vizitorëve.

1622748131_ujvaratropojes.jpg