Kur Jordan Taylor po rregullonte disa mallra në supermarketin në të cilin punon çdo ditë, u ndesh me një të ri autik i cili iu afrua. Sapo e pa Jack u hipnotizua nga puna e Jordan. Ky i fundit e ftoi ta ndihmonte.Të dy punuan së bashku për më shumë se gjysmë ore, ndërsa babai i djalit ishte duke filmuar ngjarjen.

 Unë jam duke dëshmuar një mrekulli, ju mund ta dëgjoni atë.

Babai i Jack

Ne të gjithë e dimë se autizmi mund t'i bëjë shumë të komplikuara edhe gjërat më të thjeshta madje edhe shkuarja në supermarket është një sfidë e vërtetë. Ky djalë kaloi kohë me vëllain tim, ai mund të gjente justifikime ose ta injoronte, por nuk e bëri. Ai më rrëfeu se e do matematikën dhe do të donte të bëhej mësues një ditë.

Delaney Edwards Alwosaibi, motra e Jack

E prekur nga gjesti ajo nisi një fushatë në rrjetet sociale për ti mundësuar studimet Jordanit dhe arriti të mbledhë mbi 30 mijë dollarë në pak ditë. Jordan i emocionuar rrëfen se as që e imagjinonte se diçka e tillë do të ndodhte.

Unë e pashë që ai ishte i lumtur, prandaj e ftova të me ndihmonte. Lumturohem nëse arrij të bëj dikë të lumtur. Nuk e bëra për vëmendje. Kështu jam, më pëlqen të ndihmoj të tjerët.

Jordan Taylor, punonjësi i supermarketit.