TIRANE- Shpërblehet me medaljen “për Trimëri”, rritje me një gradë dhe një rrogë shtesë, gardisti, i cili gjatë procedurave të kontrollit zbuloi lëndën eksplozive në automjetin e prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. 

Ministria e Brendshme njoftoi se medalja për efektivin e Gardës, Petrit Doka, e akorduar ministri Saimir Tahiri, motivohet për cilësi të veçanta, kurajo e guxim në realizimin e detyrave, misioneve dhe zgjdhjen e situatave të jashtëzakonshme.

“Duke kryer me korrektësi detyrën dhe falë vigjelincës, Doka ka shmangur rrezikun potencial, të një shpërthimi me eksploziv brenda territorit të Objektit të Rëndësisë së Veçantë”-thuhet në njoftimin e ministrisë

Doka konstatoi eksplozivin në automjetin e prefektit që do përkohej në parkimin e kryeministrisë parditen e të premtes në 13 dhjetor. Ngjarja po hetohet si atentat i mbetur në tentativë ndaj prefektit Dervishi, ndërsa pista e hetimit është ajo e një sulmi nga mafia e ndërtimeve, për shkak të aksioneve të INUK në Vlorë.

(Ne foto: Petrit Doka, gardisti)

Redaksia online
(gxh/sg/shqiptarja.com)