ELBASAN- Një 49-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është rrëzuar nga muri ku tentoi të futej në hotelin ku po pushonte. Kjo ngjarje ka ndodhur sepse 49-vjeçari e gjeti derën kryesore të hotelit të mbyllur dhe pasi tentoi të futej nga muri rrethues, u rrëzua aksidentalisht.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, rreth orës 01:30, ndërsa burime bëjnë me dije se 49-vjeçari është identifikuar si Vaso Koça dhe ishte banues në Belgjikë. Koça ka marrë ndihmën mjekësorë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 12.09.2021, rreth orës 01:30, shtetasi V.K., 49 vjeç, banues në Belgjikë, pasi ka gjetur portën e jashtme  të hotelit  ku rrinte të mbyllur,  është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit  dhe më pas është rrëzuar aksidentalisht dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan,  jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.