Fshati Malinë në Pogradec ka bërë fituese të 3 mijë eurove një zonjë nga Tirana në emisionin 'ATAK SHOW'  që transmetohet cdo ditë në Report Tv në orën 17:00. Zonja ka gjetur fjalën e saktë të lojës ‘Destinacion’ duke u shpallur fituese e shumës.

Emisioni 'ATAK SHOW'  ka disa kategori, atë me 'Hojëza', 'Gazeta Quiz' dhe ‘Destinacion’. Në këtë kategori zonja nga Tirana gjeti germat e pazbuluara të fshatit Malinë duke u bërë fituese.

Prej fillimit të emisionit në 'ATAK SHOW' ka pasur disa fitues, por kjo ishte shuma më e madhe e fituar nga telefonuesit. Tashmë zonja nga Tirana do të paraqitet për të tërhequr shumën prej 3 mijë eurosh.