Gjeti helmetën zhytëse që daton prej Luftës së Dytë Botërore, i riu: E gjeta rastësisht duke 'ndjekur' oktapodin

Në një lidhje telefonike për "Report TV", Gjomemetaj thotë se e gjeti atë në një thellësi 35 metra dhe se e ndeshi rastësisht, ndërsa po kërkonte oktapod.

"E gjeta rastësisht, bëra një zhytja në Karaburun për oktapod dhe rastësisht e gjeta, e kuptova që ishte diçka antike. Ishte baltë dhe pashë pjesën e xhamit sepse reflektoi dhe iu afrova. Aty provova ta nxirrja, e pashë që ishte e madhe, peshon diku te 11 apo 12 kilogramë. U zhyta në 35 metra thellësi, zakonisht zhytem deri në 25 metra, por nuk po gjeja oktapod dhe duke 'ndjekur' oktapodin, u rastisa me këtë", tha ai.


Lajmi kryesor:

U fut në ujë për të kapur oktapod, i riu në Karaburun gjen helmetën zhytëse që daton prej Luftës së Dytë Botërore: Ishte rastësi, reflektoi xhami dhe e pashë


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

  PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë

PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë