Gjeti thesarin e Montecristo që e kërkonte prej muajsh? Davide Pecorelli publikon fotot me thasë, pretendon se i ka me arë

Gjeti thesarin e Montecristo që e kërkonte prej muajsh? Davide Pecorelli publikon fotot me thasë, pretendon se i ka me arë

Davide Pecorelli duke pozuar me thasët

Davide Pecorellit është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave, por këtë herë jo me sajimin e vdekjes së tij, por me thesarin e Montecristos, i cili prej kohësh tregon se është në kërkim të tij bazuar në disa legjenda të dëgjuara. Ai ka publikuar një foto ku duke disa thasë, por që Pecorelli pretendon se janë të mbushura me monedha ari.

“Nuk është fotomontazh. Ku është thesari? Për momentin nuk mund të them asgjë", shkruan ai krahas fotos.

 Davide Pecorelli humbi në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe 'historinë' se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. "Po kërkoja një thesar" tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar