Gjykata italiane do të vendosë në maj nëse do të ekstradojë Davide Pecorellin,  sipërmarrësin Italian që inskenoi vdekjen e tij në janar të vitit 2021. Media italiane informon se seanca që do të zhvillohet në maj do të mbahet me gjykim të shkurtuar.

‘Il Messaggero’, Prokuroria e Pukës ka kërkuar ekstradimin e Pecorelli-t, e cila është pranuar nga Zyra e Përgjithshme e Prokurorisë në Perugia. Por vendimi përfundimtar do të merret më 28 Maj në Gjykatën e Apelit.

 Prokuroria e Pukës ka kërkuar dënimin me 8 vite burg për Davide Pecorellin informon media italiane. Në tetor 2022 prokuroria e Pukës mbylli hetimet dhe e akuzoi italianin për 5 vepra penale: Akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Mashtrim" në bashkëpunim, "Dhunimi i varreve" "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Ngjarja

Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator 2021  Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe 'historinë' se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. "Po kërkoja një thesar"  pat deklaruar ai.