Lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjes? Policia kërkon Eljon Haton! RENEA blindon Saukun, gjendet makina e kushëririt të Martinajt, Emiljano Nina

TIRANË -  Në kohën kur në Larushkë u vra në atentat ish-polici i burgjeve Gentjan Bejtja, (15 mars 2024) në Tiranë, dhjetëra forca policie u angazhuan në një operacion për kapjen e Elion Hatos, mikut të ish-bosit të zhdukur të lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Nuk dihet ende nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën e nëse Hato është apo jo i dyshuar për atentatin në Fushë-Krujë, siç po qarkullon në media, por as operacioni në zonën e Saukut në kryeqytet, nuk u finalizua me kapjen e të konsideruarit ushtar të Martinaj, në kërkim nga SPAK për dosjen “Metamorfoza”.

Në një njoftim zyrtar, policia e Tiranës e përcolli aksionin "Sundimi i ligjit" si finalizimit të zbulimit të një rasti të armëmbajtjes pa leje, por pa asnjë person të arrestuar.

Armët, 2 pistoleta, 1 automatik dhe municione luftarake u zbuluan brenda një automjeti “Benz Mercedes” të parkuar në një pallat në Sauk, në të cilin siç burime policore konfirmuan për Report Tv dyshohej të ishte edhe Elion Hato. Në makinë, efektivët gjetën edhe një bllokues valësh. Për të zbuluar kush i posedon armët, blutë i kanë dërguar në Policinë Shkencore për gjurmë të ADN-së.

Nga verifikimet, rezulton se automjeti është në pronësi të Emiljano Ninës 28 vjeç, kushëriri i Ervis Matinaj. I riu aktualisht ndodhet në paraburgim te 313-a në Tiranë pas aksidentit të frikshëm gushtin e 2023-shit te Liqeni  artificial kur makina luksoze e shokut të tij që ai drejtonte, një BMV x6, fluturoi mbi digë.

Nga informacionet e siguruara në rrugë operative, policia thotë zyrtarisht se kjo makinë dyshohet se përdorej nga një tjetër person, Olsi Gjosi 37 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Edhe në janar të këtij viti, një super-aksion u zhvillua në banesën e tij në Shkodër, ku dyshohej se fshihej Eljon Hatos, por policia nuk arriti ta kapte. Emri i tij u bë i dëgjuar pas vrasjes së bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal ‘Monopol’ ku u vra truproja i Martinajt, Fabian Gaxha.

Ndërkohë më herët, Nina që është edhe kushëri i Ervis Martinajt ishte dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, për shkak se dhunoi të dashurën, dënim të cilin nuk e kishte kryer. 

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë