Gjetje e rrallë, zbulohet një autoportret i piktorit Van Gogh

Një zbulim i pabesueshëm u cilësua autoportreti i piktorit Van Gog, i gjetur prapa pikturës “portreti i një gruaje fshatare” që i përket vitit 1885. Muzeu skocez po përpiqet të heqë ngjitësin dhe t’i ndajë 2 veprat pa i dëmtuar.

Një autoportret i Vincent van Gogh u gjet në anën e pasme të një pikture nga piktori holandez në një muze skocez , të cilin ai e quajti një gjetje "tepër të rrallë".

Zbulimi "i pabesueshëm" u bë i mundur pas një ekzaminimi me rreze X të pikturës "Portreti i një gruaje fshatare", pikturuar nga Van Gogh në 1885 dhe që ndodhet në Edinburg si pjesë e një ekspozite kushtuar piktorit.

Autoportreti ishte vendosur në anën e pasme të pikturës, e mbuluar nga shtresa ngjitëse dhe letre, që duket se është shtuar përpara një ekspozite në fillim të shekullit të 20-të.

“Momente si ky janë tepër të rralla”, tha Frances Fowle, kuratoree Galerisë Kombëtare të Skocisë. “Ne kemi zbuluar një vepër të panjohur nga Vincent van Gogh, një nga artistët më me ndikim dhe më të njohur në botë”, shtoi ajo.

Van Gogh dihet se ka ripërdorur letrën për të kursyer para.

Autoportreti tregon një burrë me mjekër të veshur me një kapele dhe një shall rreth qafës. Veshi i tij i majtë, të cilin Van Gogh e preu në 1888, është i dukshëm.

Muzeu tani po vlerëson mundësinë e heqjes së ngjitësit dhe ndarjes së 2 veprave pa i dëmtuar ato.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari