Gjici në qeli, më 24 shtator ‘beteja’ për Kukësin! PD sërish e ndarë, zbulohet favoriti i Bashës në garën me Albert Halilajn e PS! Berisha ende pa emër

E diel, 24 shtator, me dekret të presidenti Barjam Begaj, qytetarët e Kukësit do të paraqiten sërish pranë qendrave të votimit për të zgjedhur të parin e qytetit, kryebashkiakun e ardhshëm. Safet Gjici që fitoi garën në zgjedhjet e 14 majit ndodhet në qeli, pas videoskandalin seksual në zyrën e tij. Bashkinë pa kryetarin e zgjedhur e drejton përkohësisht nënkryetari, Granit Gjana.

Partia Socialiste, që reagoi duke e shkarkuar menjëherë Safet Gjicin,  përzgjodhi Albert Halilajn, një figurë që gëzoi mbështetjen e bazës, ish -drejtor i Tatimeve në Kukës, i emëruar së fundi prefekt i qarkut, përmes të cilit kërkon sërish besimin e qytetarëve kuksianë. Përballë socialistëve, e djathta shfaqet edhe në këtë garë të pjesshme me sfidën e përçarjes që në zgjedhjet vendore të 14 majit, nuk i dha asnjë bashki PD-së zyrtare, dhe vetëm 7 kryebashkiakë aleancës Meta-Berisha, përballë 53 bashkive që mori PS.

I rikthyer në fund korrik në krye të PD-së, Lulzim Basha, mësohet nga burime brenda selisë blu, se ia beson kandidimin për këtë garë Arif Rexhmatit, kreut të degës në Kukës. Megjithatë i djegur nga 14 maji pa asnjë fitore për PD-në që ai kish deleguar Enkeleid Alibeajt, Basha beson se Kukësi fitohet vetëm me një kandidat të përbashkët. Qëndrimi u shpreh përmes Partisë Demokratike në Kukës.

"Partia Demokratike është e përkushtuar pa asnjë rezervë dhe paragjykim për të mundësuar përfaqësimin dinjitoz të së djathtës shqiptare në garën për Bashkinë e Kukësit me një kandidat fitues dhe e hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që duan një kandidat të denjë për Kukësin", thuhet në deklaratën e PD Kukës. 

Në aleancën e zbehur pas zgjedhjeve me Partinë e Lirisë, Sali Berisha ende nuk ka një emër, dhe është ende në mëdyshje nëse do i besojë sërish, Admir Sinamatin. Ilir Meta shprehu qartë se partia e tij nuk ka asnjë emër kandidati dhe do të mbështesë këdo që aleati i tij do të propozonte.

"Bashkimi në një alternativë dhe jo një opozitë me copa, për Jorida Tabakun, tregon përgjegjshmëri politike përballë qytetarëve", tha Meta. 

"Të kërkosh që opozita të jetë e bashkuar nuk të bën as të shitur dhe as të blerë diku…Gabimet e së shkuarës duhet të na bëjnë të mësojmë", shkroi Tabaku. 

Paritë politike duhet të regjistrohen në KQZ deri më 1 shtator, afati për koalicionet është data 6, dhe për kandidatët deri më 8 shtator.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:23
Zgjedhjet në Kukës, Çollaku për Report Tv: Rithemelimi të na bashkohet, të dalim me një kandidat ose vazhdojmë garën vetëm

 

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka komentuar në Report Tv zgjedhjet që do të mbahen në Kukës më 24 shtator. Që të fitojnë përballë PS, Çollaku tha se duhet të dalin me një kandidat të përbashkët edhe me Rithemelimin, duke mbështetur kështu kërkesën e PD në Kukës. Çollaku i bëri thirrje Rithemelimit që ta pranojnë këtë propozim, ose në të kundërt PD do vazhdojë garën e vetme me kandidatin e saj, njëjtë si në 14 maj. 

“E kam përshëndetur thirrjen e PD në Kukës që bën apel për një kandidat të përbashkët. Për të fituar demokratë duhet ti bashkojmë votat. Kështu ka qenë qëndrimi edhe më parë, që të unifikohemi në një sigël, ka qenë Rithemelimi që e ka refuzuar duke shkathuar humbje katasrofale. Është kërkese e sinqertë, që t fitojmë votat e demokratëve duhet të jemi të bashkuar. Të shohim nëse do ketë një përgjigje, shpresoj që të ketë. Në çdo rast ne do ecim me procedurën si 14 maj”, tha Çollaku për Report Tv.

Ora 14:26
Zgjedhjet në Kukës, Komisioni Rregullator miraton afatet për regjistrimin e partive politike dhe kandidatëve të pavarur

Komisioni Rregullator në KQZ është mbledhur ditën e sotme dhe ka përcaktuar disa afate që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 shtator. Komisioni Rregullator vendosi që paritë politike duhet të regjistrohen në KQZ deri më 1 shtator, afati për koalicionet është data 6, dhe për kandidatët deri më 8 shtator.

Afatet e miratuara

1. Bashkia Kukës dhe institucionet e saj të varësisë janë të detyruara të raportojnë në KQZ, të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 26.8.2023 deri më datë 24.9.2023.

Të njëjtin detyrim kanë edhe institucionet publike qendrore, organet e tyre të varësisë dhe degët e tyre vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, për veprimtari me karakter publik, që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 26.8.2023 deri më 24.9.2023, në territorin e Bashkisë Kukës ose për të.

2. Autoriteti i Mediave Audiovizive monitoron OSHMA-të për veprimtaritë me karakter publik të institucioneve publike të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, nga data 26.8.2023, nga ora 08:00-00:00 ose sipas rastit deri në përfundimin e programit.

3. Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në Bashkinë Kukës, fillon më datë 11.9.2023.

4. Zyra e Gjendjes Civile në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 16.8.2023. Brenda 48 (dyzet e tetë) orëve nga përfundimi i përditësimit, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore miraton dhe shpall listat e zgjedhësve, në përputhje me nenin 48 të Kodit Zgjedhor.

5. Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë/sekretar në KZAZ-në nr. 11, të Bashkisë Kukës, Qarku Kukës, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, duhet të sjellin propozimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, jo më vonë se data 18.8.2023. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton përbërjen e KZAZ-së jo më vonë se data 21.8.2023.

6. Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KQV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ-në përkatëse, jo më vonë së data 1.9.2023. KZAZ-ja merr vendim për emërimin e anëtarëve të KQV-ve, jo më vonë se data 4.9.2023.

7. Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në GNV duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ, jo më vonë së data 12.9.2023. KZAZ-ja merr vendim për emërimin e anëtarëve të GNV-ve, jo më vonë se data 14.9.2023.

8. Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Kukës, jo më vonë se data 1.9.2023. KQZ-ja kthen për plotësim dokumentacionin brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga dorëzimi. Partitë politike paraqesin dokumentacionin e korrigjuar brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga kthimi për plotësim. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton kërkesat për regjistrim brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga ridërgimi i dokumentacionit.

9.       Komitetet Nismëtare duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Kukës, në KZAZ-në nr.11, jo më vonë se data 1.9.2023. KZAZ-ja kthen për plotësim dokumentacionin brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga dorëzimi. Komitetet Nismëtare paraqesin dokumentacionin e korrigjuar brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga kthimi për plotësim. KZAZ-ja miraton kërkesat për regjistrim brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga ridërgimi i dokumentacionit.

10.   Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Kukës jo më vonë se data 6.9.2023. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton kërkesën për regjistrimin si koalicion, brenda 24 (njëzet e katër) orëve.

11.   Dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ-në nr.11, jo më vonë se data 8.9.2023. KZAZ-ja bën verifikimin e tyre jo më vonë se 24 (njëzet e katër) orë nga paraqitja dhe në rast se vëren parregullsi, i kthen për plotësim. Dokumentet e plotësuara duhet të riparaqiten jo më vonë se 24 (njëzet e katër) orë. KZAZ-ja merr vendim jo më vonë se 24 (njëzet e katër) orë nga riparaqitja e tyre.

12.   Paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shqiptarë dhe për vëzhguesit e huaj bëhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jo më vonë se data 22.9.2023.

13.   Paraqitja e kërkesave për akreditim nga ana e subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhje bëhet në KZAZ-në nr. 11 jo më vonë se data 22.9.2023.

14.   Kryetari i bashkisë paraqet në KQZ listën e plotë të objekteve të qendrave të votimit që përmbushin kushtet e parashikuara në ligj, jo më vonë se data 27.8.2023.

15.   Prefekti i Qarkut Kukës i paraqet KQZ-së listën e plotë të objekteve brenda territorit të Qarkut që përmbushin kushtet e parashikuara në ligj për Vendin e Numërimit të Votave, jo më vonë se data 27.8.2023.

16.   Rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 3 (tre) ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve, përfshirë edhe datën e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit.

17.   Kryetari i bashkisë në detyrë të përcaktojë vendet publike në territorin e bashkisë Kukës për afishimin nga subjektet zgjedhore të materialeve propagandistike jo më vonë se data 5.9.2023.

Ora 14:19
Zgjedhjet në Kukës, Meta: Do mbështesim çdo kandidat që do nxjerrë Rithemelimi

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për zgjedhjet që do të mbahen më 24 shtator në Kukës. I pyetur nga gazetarët, Meta tha se Partia e Lirisë nuk ka pretendime për të nxjerrë kandidat, ndërsa theksoi se do të mbështesin kandidaturën që do të nxjerrë Rithemelimi.

“Ne pa asnjë diskutim do të mbështesim atë kandidat që do të përzgjedhë Partia Demokratike dhe të gjithë aleatët e saj. Kjo është e padiskutim. Qëndrimi ynë për zgjedhjet lokale është i qartë që mbrëmjen certifikimit të masakrës elektorale të 14 Majit. Hymë në zgjedhje të pabarabarta dhe ku partia në pushtet ishte bërë njësh me krimin kundër qytetarëve shqiptar”, tha Meta.

“Nuk kemi asnjë pretendim për asnjë kandidat nga Partia e Lirisë për Bashkinë Kukës, nuk kemi pasur as më përpara në të gjitha bashkitë e vendit. Ne do të mbështesim çdo kandidat që përzgjedh PD-ja e Shqipërisë, e bëjmë me bindje të plotë. Është mundësia që Kukësi të vendosë dinjitetin e tij”, tha Meta.

Ora 12:52
PD e Kukësit kërkon të dalin me një kandidat për zgjedhjet, Tabaku: Kjo s’të bën as të shitur as të blerë, të mësojmë nga gabimet

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar pas kërkesës së PD në Kukës që të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 24 shtatorit. Tabaku shkruan se të kërkosh që opozita të jetë e bashkuar dhe jo me copa, nuk të bën as të shitur e as të blrë, por tregon përgjegjëshmëri politike. Tabaku thotë se tashmë ka ardhur koha q ëtë mësojnë nga gabimet e së shkuarës.

“Partia Demokratike Dega Kukës  është treguar largëpamëse edhe përbashkuese duke kërkuar vetëm një kandidat të së djathtës në zgjedhjet e parakohshme për bashkinë Kukës!  Të kërkosh që opozita të jetë e bashkuar nuk të bën as të shitur dhe as të blerë diku, thjesht tregon përgjegjshmëri politike përballë qytetarëve. Për demokratët ajo do të thotë oferta më e mirë opozitare dhe jo një opozitë me copa!

Që në shtator 2022 kam kërkuar përgjegjshmëri dhe kam diskutuar mundësinë për të menduar për qytetarët dhe jo për ofiqarët. Kjo mund të arrijë vetëm duke qenë një alternativë! Sot, këtë na e kërkojnë edhe njerëzit! Gabimet e së shkuarës duhet të na bëjnë të mësojmë! Degradimi i qeverisjes lokale sidomos asaj në Kukës është një mundësi reale për një kandidat që përfaqëson më së miri vlerat e së djathtës”, shkruan Tabaku.

Ora 10:36
Zgjedhjet për kryebashkiak/ PD dega Kukës apelon për bashkim: Të dalim me një kandidaturë të përbashkët

Kukësi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja më 24 shtator, pas skandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici. Në një kohë kur PS e ka caktuar kandidatin, dy palët Rithemelimi dhe PD nuk kanë ende një figurë dhe përplasja mes tyre vijon. Gjendur përballë kësaj situate, Partia Demokratike dega Kukës ka apeluar për bashkim që në këto zgjedhje palët të dalin me një kandidaturë të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët.

“Partia Demokratike Dega Kukës siguron të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj për angazhimin e plotë dhe të vazhdueshëm në funksion të interesit më të mirë të të gjithë qytetarëve të Bashkisë Kukës. Pas një kohe të gjatë përballje me antivlerat dhe imoralitetin nëpërmjet zaptimit të institucioneve shtetërore, Kukësit dhe familjeve kuksiane duhet ti kthehet shpresa dhe dinjiteti.

Në kuadër të zgjedhjeve të datës 24 Shtator 2023 për kryetar bashkie, Partia Demokratike apelon për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët, bashkimin e tyre në një përfaqësim dinjitoz, për të garuar me një kandidaturë të gjithëpranuar”, thuhet në deklaratë.

PD dega Kukës thotë se është e përkushtuar dhe e hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që duan një kandidat të denjë për të sjellë ndryshimin në këtë qytet.

“Koha për të sjellë ndryshimin në Kukës ka ardhur. Ne ftojmë të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit tanë të bashkojmë energjitë dhe vullnetet tona për ta bërë realitet këtë ndryshim të shumëpritur. Partia Demokratike është e përkushtuar pa asnjë rezervë dhe paragjykim për të mundësuar përfaqësimin dinjitoz të së djathtës shqiptare në garën për Bashkinë e Kukësit me një kandidat fitues dhe e hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që duan një kandidat të denjë për Kukësin dhe një Parti Demokratike fituese, si e vetmja shpresë për kthimin e pushtetit në duart e qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 24 shtatorin për mbajtjen e zgjedhjeve në Kukës, ndërsa PS do të kandidojë me Albert Halilaj, ish-drejtorin e Drejtorisë Tatimore.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • joni: 16/08/2023 17:32

    Pra rama po del me dy kandidate. Kandidatin e tij dhe kandidatin per diversion qe ja ofron basha. Kjo qe po i bejn opozitarizmit kta dy individe ezhte e frikshme.

    Përgjigju
  • Kuksiani: 16/08/2023 16:19

    Kujtë i është divorcuar nëna sepse tezia akuzohet për imoralitet.Tashmë duhet të kuptojmë që faji është personal për rjedhoj dhe ndëshkimi.Nuk mundtë kuptoj ku kan qënë këta morolista gazetar dhe politikan për raste që kan udhëtuar dhe jashtë shtetit me eskorta dhe me parat e popullit si dhe me aksidente automobilistike.Ka dhe më të tjera për sot mjafton. Nderime.

    Përgjigju
  • wugi: 16/08/2023 14:23

    burdalla!

    Përgjigju
  • Arben: 16/08/2023 13:25

    Fitorja e PS me 24 shtator duhet te jete me mbi 70% sepse i duhet treguar opozites mire qe me pergjime e provokime nuk fitohet pushteti! Safet Gjici edhe pse ka gabuar pak eshte flori perballe opozites fekale qe ka Shqiperia! Populli kuksian do te denoje rende opoziten me 24 shtator, sic edhe e meriton ajo!

    Përgjigju
    • barbuni: 16/08/2023 17:33

      Ik e futi nje safet

    • Tao: 16/08/2023 16:20

      Ik o vellai ik. PS paska gjetur nje mitmarres te tatimeve Tirane, per t'i varur ne qafe melçite e bashkise Kukes.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar