Tashmë jeni prefekt në qarkun e Kukësit. Mendoni të përsërisni suksesin si në futboll, ku u keni sjellë gëzim kuksianëve...?
Detyra e re që më është besuar erdhi pas investimeve të mëdha me futbollin në Kukës. Është një detyrë e vështirë, pasi obligimet janë të mëdha për një qark të tillë si ai i Kukësit, që përmbledh një zonë të gjërë dhe që ka një sërë vështirësish. Kjo është dhe përgjegjësi dhe detyrim, për shkak të besimit që më ka dhënë kryeministri Edi Rama, të cilin e falënderoj për këtë besim, por dhe për mbështetjen që më deklaroi. Kryeministri ka një shqetësim në lidhje me mbarëvajtjen e punëve ne qarkun e Kukësit, ku një vëmendje kryesore ka të bëjë me investimet e rritjen e tyre, zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe halleve të tyre.
Çfarë do bëni konkretisht për këtë prefekturë....?
Nesër(sot) ndoshta mund të prezantohem për detyrën e re. Besojmë që së bashku me strukturat e PS-së në prefekturën Kukës, pra Kukës, Has e Tropojë, me deputetin e qarkut do garantojmë ligjshmërinë si përfaqësues të kryeministrit në këtë qark. Ne do të zgjedhim njerëz të aftë dhe me mbështetje në zonë, në bashkëpunim dhe me kryetarin e bashkisë, deputetin, drejtuesit e PS-së, të aleatëve në këtë Prefekturë, do arrijmë sukses. Sfidat janë të mëdha, por duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët dhe me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, do bëjmë diçka të mirë për atë zonë.
Mendoni ta transferoni frymën e suksesit dhe në prefekturë..?
Besoj se frymën e suksesit në futboll do ta transferojmë dhe në drejtimin e prefekturës, pasi ne jemi njerëz që punojmë fort e ku kemi punuar s’kemi dështuar. Kukësi s’ka pasur as infrastrukturë futbolli dhe as futboll, dhe ja ku jemi. Do të kemi sukses si tek futbolli. Do të implementojnë projekte të rëndësishme në funksion të kësaj zone. Kam mbështetje të madhe nga kryeministri, pashë që ai është i interesuar për të mbështetur të gjitha investimet dhe prokjektet në këtë zonë. Besoj se do t’ia dal më sukses, sepse qeveria dhe Rama është interesuar që Kukësi të ketë drejtues të mirë, dhe projektet e investimeve të realizohen më sukses në favor të banorëve të zonës, e të marrim rezultatet e pritshme.
Shkrimi u publikua sot (28.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)