/ATSH/- Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici ka realizuar sot një takim me banorët e fshatit Mamëz, të komunës Kolsh, Komunën si dhe kompaninë që operon në zonë, për shfrytëzimin e hekur-nikelit.
Gjatë këtij takimi, Prefekti Gjici ka ulur në tryezën e bisedimeve palët, për zgjidhjen e problemit të shfaqur në zonë nga ku ka deklaruar, se kompania disponon të gjithë dokumentacionin e duhur, për punimet që kryen, ndërkohë që ka marrë përsipër që të punësojë më shumë se 110 punonjës, me qëllim që zona të zhvillohet.
Nga ana e saj, kompania Viktoria Invest, ka shpalosur gjithë dokumentacionin e duhur, ndërkohë që ka shprehur gadishmërinë për negociata me banorët, saherë që këta të fundit do të kenë ndonjë problem.
Kryetari i Komunës Kolsh, Abedin Oruçi tha se zona ku kompania operon është zonë pyjore, çka do të thotë, se është tokë në administrim të shtetit.
Ky është takimi i dytë, i realizuar nga Prefekti Gjici, për konfliktin e nisur mes banorëve dhe kompanisë që operon në zonën e Mamzit, për marrjen e hekur-nikelit.
Për shkak të bllokimit të punimeve, nga ana e banorëve, policia pati shoqëruar disa prej tyre, pasi pretendimet e banorëve, se janë pronarë të tokave që shfrytëzon kompania, ishin të pavërteta.
/Shqiptarja.com