Sulmuesi 20-vjeçar i Gjermanisë, i cili konsiderohet si një prej lojtarëve me të ardhme të madhe në Bundesligë, Nelson Weiper, mund të përfaqësojë Shqipërinë. 20-vjeçari, në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane ‘Bild’, thotë se nëse nuk merr ftesë nga kombëtarja A e Gjermanisë, që drejtohet nga Nagelsman, do të luajë për Shqipërinë.
“Më bën krenar fakti që ekipi kombëtar A i Shqipërisë më ka kërkuar. Familja ime që jeton në Shqipëri dëshiron që të luajë për ata, por gjithashtu janë krenarë që përfaqësoj Gjermaninë,”-u shpreh sulmuesi i Mainz që këtë sezon ka shënuar 3 gola për Mainzin. Wiper, 1.92 i gjatë, ka nënë shqiptare, ndërsa thotë se ka nisur të flasë edhe shqip. Aktualisht ai është duke përfaqësuar Gjermaninë në kampionatin Evropian të U-21 ku edhe ka shënuar.
-
Nuk e tremb gjermanine ky po do e tremb Duka kete kur ti kerkoje 100 mije euro per ta fut ne komtaren e shqiiprise. Duka kshtu e ka , te mer ne tel dhe te thot hajde luj me shqiprine dhe kur ti te vendosesh te vijsh aj te kerkon 100 mije euro bakshish ndryshe nuk te fut
Përgjigju







Komente
Komento