Gjigandi i teknologjisë Google
internet falas në të gjithë botën

Gjigandi i teknologjisë Google<br />internet falas në të gjithë botën
A  keni dëshiruar gjithmonë të kemi internet në çdo vend kafene, rrugë, shkollë e kudo? Endrrën dhe dëshirën po përpiqet të na e bëjë Google realitet. Kompania po përpiqet të shpërndajë internet falas në gjithë botën. Gjigandi i internetit ka shkuar aq larg duke ngritur një kompani specifike të përkushtuar kësaj detyre, i quajtur Slidewalk Labs. 

Ata po përdorin kabinat telefonike të vjetra për të shpërndarë Wi-Fi . Qëllimi, sipas njoftimit të Google CEO Larry Page-w, është që të zhvillojë dhe të rrisë teknologjinë për qytetarët, që të mund të zvogëlojë koston e jetesës, të bëj transportin më efikas dhe gjithashtu për të zvogëluar përdorimin e përgjithshëm të energjisë.
Nju Jorku është vetëm fillimi për këtë projekt ku mendohet që do të përfshihet e gjithë bota.

Redaksia online
(A.D/shqiptarja.com)

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë